Këlliçi: PS e redukton reformën territoriale te numri i bashkive, PD kërkon 100 bashki dhe decentralizim real

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me debatin për reformën e re territoriale, duke akuzuar Partinë Socialiste se po e redukton diskutimin vetëm te numri i bashkive. Këlliçi thotë se PD e sheh reformën si një ndryshim tërësor të sistemit të qeverisjes vendore, përmes krijimit të 100 bashkive, rajoneve funksionale dhe një decentralizimi real.

Postimi i Këlliçit

Cili model qeverisje vendore i shërben më mirë qytetarëve?

PS thjeshtë e redukton reformën tek numri i bashkive, ndërsa PD e trajton reformën si reformë të gjithë sistemit të qeverisjes vendore, përmes krijimit të 100 bashkive.

Çfarë propozon konkretisht PD?

PD nuk propozon vetëm hartë të re, por propozon:

-më shumë bashki

-rajone funksionale

-decentralizim real

-rikthim kompetencash

-financa vendore te mjaftueshme

-përfaqësim lokal

-zhvillim rajonal

-demokraci vendore.

Ky është ndryshimi thelbësor.

Këlliçi: PS e redukton reformën territoriale te numri i bashkive, PD kërkon 100 bashki dhe decentralizim real

About Redaksia

Check Also

‘Nuk është mbrojtje kibernetike, është mbikëqyrje në masë’/ Denisa Kele: AKSK monitoroi protestën kundër qeverisë, dezinformimin e gjeti vetëm te protestuesit

Deklarata e drejtueses së Departamentit Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kele: Drejtori i Autoritetit Kombëtar …