Berisha: Nga Porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç 3 konteinerë me euro

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim lidhur me aktivitetin në Portin e Durrësit.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se rreth një muaj më parë janë shkarkuar tre kontejnerë të mbushur me euro.

Sipas tij, kontejnerët janë nxjerrë nga porti dhe janë dërguar në Shkozet, ndërsa më pas kamioni është rikthyer në port për t’iu nënshtruar kontrollit në skaner.

“Imagjinoni vetëm një moment, ka një vend në Evropë në portet e të cilit nuk kapet më asnjë kilogram drogë. Pse? Sepse portet u janë dorëzuar karteleve. Ato i menaxhojnë dhe flitet rëndom se kryeministri merr për portin e Durrësit nga karteli i drogës 300 milionë euro në vit taksë.

Nuk e di, s’mund të them, po ajo që di me siguri, është kjo, se nuk është kapur prej 5 vitesh asnjë kilogram drogë. Se ka ndodhur gjatë kësaj periudhe që kontejneri ka kaluar pa, jashtë skanerit, ka ardhur në Shkozet, është shkarkuar dhe pasi është shkarkuar, është rikthyer për t’u kontrolluar.

Ka ndodhur, dhe ka ndodhur para një muaji shkarkimi i tre kontejnerëve plot euro, me vinç. Këto kanë ndodhur. Kështu që në këtë aspekt, Shqipëria është një rrezik i madh. Por përveç kësaj, krimi i organizuar shqiptar është një problem madhor për Shqipërinë, për Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ftoj qytetarët të solidarizohen me qytetarët e bashkive në zhdukje!

Berisha: Të dashur miq që ndoqët këtë bisedë. Ju falënderoj me shumë respekt për pyetjet …