Berisha: Të dashur miq që ndoqët këtë bisedë.
Ju falënderoj me shumë respekt për pyetjet dhe komentet tuaja. Ju siguroj se Partia Demokratike mbetet e angazhuar tërësisht për një reformë elektorale që ka në epiqendër qytetarin dhe shërbimet ndaj tij.
Që bazohet në parimet demokratike të decentralizimit dhe dekoncentrimit. Në këtë kuadër unë ftoj të gjithë qytetarët të solidarizohen me qytetarët e bashkive në zhdukje.
Po ftoj gjithashtu qytetarë të tjerë të cilët kanë argumente, kanë prova se mund të ndërtohen dhe njësi të tjera të qeverisjes vendore, t’i bashkojnë ato dhe të vazhdojmë përpjekjen tonë për t’i dhënë Shqipërisë reformën territoriale që meriton.
Ftoj gjithashtu çdo shqiptar, në këto momente jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, të mbështesë protestën rinore qytetare të Tiranës. Kjo protestë në të vërtetën më të madhe është një protestë shprese, është një protestë e lirisë, e cila meriton çdo mbështetje. Asnjë qytetar, e ftoj të mos shtrojë pyetjen se sa do realizojë dhe si do shkojë. Po të shtrojë vetëm një pyetje: A është e drejtë kauza e saj? Dhe në përgjigjen e kësaj pyetje të marrë të gjithë vendimet e tij. Faleminderit!
Gazeta RD