Deklarata e fortë e gazetarit të “Spiegel”’: Rama më kërcënoi sepse nuk i pëlqeu raportimi!

Një nga gazetarët më të njohur jo vetëm në Gjermani, Walter Mayr, korrespondent i revistës më të madhe evropiane, ‘Spiegel’, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën ‘Die Presse’.

Gazetari legjendar, i cili ka raportuar për më shumë se 37 vite, ka folur për karrierën e tij në katër dekada.

Po ashtu në intervistë ai flet edhe për librin e publikuar së fundmi prej tij, të titulluar ‘Granzfaelle’ (Çështjet kufitare).

Reporteri legjendar ka udhëtuar dhe ka raportuar nga çdo vend post-komunist.

Por ndër të tjera, gazetari Christian Ultsch e pyet se cili është takimi apo përvoja më e pakëndshme që ka pasur me një politikan.

Mayr thotë se takimi më i pakëndshëm është me Edi Ramën, i cili e ka kërcënuar në telefon.

Po ashtu, Mayr shton se Edi Rama është një politikan i mbivlerësuar në mënyrë groteske nga Perëndimi.

Cila ishte përvoja/takimi juaj më i pakëndshëm me një politikan?

Veçanërisht i pakëndshëm ishte kryeministri shqiptar Edi Rama. Një natë, ai më kërcënoi në mënyrë të tërthortë në telefon dhe u ankua te kryeredaktori im, sepse nuk i pëlqeu mënyra se si ishte bërë raportimi.

Sipas mendimit tim, Rama është një politikan që Perëndimi e mbivlerëson në mënyrë groteske, për të mos thënë se e përkëdhel.

Image

About Redaksia

Check Also

Gazeta spanjolle: “The Albanian Files” aktakuzë për Ramën, projektet jepeshin me një telefonatë prej tij

Nga Bernardo Alvarez-Villar, EL DIARIO Historia merr ndonjëherë kthesa të paparashikuara. Edi Rama, kryeministri shqiptar, …