Nga Genti Hamzaraj
Vendimi i ditëve të fundit i Qeverisë Shqiptare është shpallja “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” në një terren interesant në Jalli të Nartës në Vlorë. Prona në kadastër figuron me pronësi shtet dhe ka sipërfaqe 885.557,6 m2.
Me një vendim tjetër të datës 30 qershor 2026, qeveria e ka tjetërsuar këtë pasuri të paluajtshme duke e transferuar në favor të kompanisë Turke “RAMS ALBANIA shpk” me emërtimin tregëtar “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” me tarifë 𝐧𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨/𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚.
Por kush është “RAMS ALBANIA shpk” në Shqipëri?
Është një shoqëri tregëtare e huaj, e registruar sipas legjislacionit Shqiptar nga shtetasi turk Vahit Emir SEYDAOGLU më 26 dhjetor 2024, me qendër në Tiranë dhe kapital bazë 100 lekë.
Vetëm gjashtë muaj pas themelimit, më 13/06/2025 kjo shoqëri i shitet shtetasit tjetër turk Mehmet Faruk BÜLBÜL në shumën e përgjithëshme 100 lekë, i cili bëhet menjëherë pronari përfitues i shoqërisë në kuptim të ligjit, duke i transferuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet e kompanisë.
Sa duket, kapitali bazë i shoqërisë RAMS ALBANIA shpk është i mjaftueshëm vetëm për të paguar tarifën një euro të kontratës me Qeverinë Shqiptare, dhe terreni truall në një zonë që ndan qytetin e Vlorës me zonën Nartë/Zvërnec, kalon në favor të kësaj shoqërie.
Me këto dy vendime, qeveria dhe Edi Rama i jep kontrollin e një sipërfaqeje kaq të madhe tokëzimi publik një subjekti të vetëm privat të huaj, i themeluar një vit mëparë, pa asnjë aktivitet të mëparshëm në Shqipëri dhe pa asnjë garanci, dhe kjo për një perjudhë 99 vjeçare.
Veprimtaritë që do të zhvillohen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone’”, janë të llojit:
a) ekosistem industrial logjistik dhe inovativ;
b) teknologji industriale;
c) automatizim dhe inteligjencë artificiale;
ç) përpunim mekanik i lehtë i metaleve;
Kryetari i organizatës kriminale Edi Rama, për ti falur oligarkëve tokat e bregdetit e shpalli Vlorën rajon me përparësi në zhvillimin e turizmit dhe nga ana tjetër solli në gjirin e Vlorës gjeneratorët “tigra” nga Bangladeshi të cilët do “shpëtonin Shqipërinë nga kriza energjitike” ndërsa së fundmi autorizon aktivitete zhvillimi në teknologji industriale dhe repart për përpunimin e metaleve në mes të vlorë në një ambjent me sipërfaqe afrër një kilometër katror.
𝐊𝐲 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥 𝐩𝐮𝐧ë𝐬𝐢𝐦 𝐧ë 𝐕𝐥𝐨𝐫ë, 𝐩𝐨𝐫 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪ë 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐭ë 𝐕𝐥𝐨𝐫ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë, 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐝𝐨𝐭 𝐧𝐣ë 𝐦2 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞, 𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭ë𝐬 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚, 𝐞 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐚𝐤𝐨𝐦𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐯𝐣𝐞𝐭ë𝐫.
𝐙𝐨𝐭𝐢 𝐞 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐭!
.
.
.
#narkoqeveria
#vjedhjaepronave
#shqipëriaeshqiptarëve


Gazeta RD