Deklarata e ish-ministrit të Ramës/ Dorëheqja nga posti i kryeministrit është bekim për të

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm demokratik për vendin.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ish-ministri socialist i dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës duke theksuar se dorëheqja nuk është dramë, por një vendim që merret kur “koha është pjekur”.

“Sikur të kisha komunikim me kryeministrin dhe vullnetin e tij për një këshillë, mbase do t’ia kisha dhënë, por koha e ka sjellë edhe shuarjen e këtij komunikimi. Ndaj, në këto kushte, mendoj se mua më takon vetëm heshtja etike dhe profesionale që lidhet me marrëdhënien e dikurshme politike me kryeministrin. Personalisht mendoj se dorëheqja nuk është ndonjë dramë, por një lloj bekimi që njeriu përjeton në momentin kur koha është pjekur për të. Unë vetë e kam përjetuar këtë bekim në vitin 2020, kur hoqa dorë nga posti i ministrit të Brendshëm për arsye se njëri ndër mijëra punonjësit e policisë bëri një krim në mesnatë gjatë shërbimit të tij në patrullë. Dhe çdo ditë që ka kaluar që atëherë vetëm sa më ka shtuar bindjen se ai vendim ishte edhe një bekim,” tha Lleshaj.

Ish-ministri komentoi edhe skandalin e Belinda Ballukut dhe vendimin e mazhorancës për t’u bërë mburojë politike e saj.

“Drejtësia nuk ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt për të dorëzuar apo t’u dorëzuar. Për sa kohë që dorëzimi apo vetëdorëzimi janë parakushte që drejtësia të funksionojë, duket se ajo do të mungojë,” tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Protesta në Divjakë: Nuk e lëmë përgjysmë kauzën! Larg duart e grabitqarëve nga pasuritë tona!

Banorët e Divjakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e së hënës protestën kundër projektit për bashkimin …