Nga Elona CASLLI
Fati i Shqipërisë është në duart e SPAK-ut. Çdo formë proteste, qoftë kjo protestë paqësore apo e dhunshme është e paracaktuar të ripërsërisë vetveten për sa kohë përballë shqiptarëve ndodhet një Sekt që mbahet me para trafiku ndërkombëtar droge dhe pastrim parash në ndërtim.
SPAK-u duhet të justifikojë misionin për të cilin u krijua dhe mos të fshihet më pas alibisë së mungesave të provave dhe krimeve intelektuale.
Nëse SPAK-u nuk ka guximin të veprojë, atëherë le t’ua bëjë me dije shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar. Ky do të përbente një akt minimalist drejtësie kundrejt padrejtësisë së madhe që shqiptarët vuajnë në kurriz prej vitesh.
Post Scriptum- Dy rrugë janë; Drejtësia të bëjë Drejtësi ose Drejtësia të dorëzohet.
Gazeta RD