Shqipëria turistike e Ramës! 10 mijë lekë për të ndenjur nën hijen e pemës te Lumi Shalës

Një situatë abuzive është raportuar nga vizitorët në një nga destinacionet turistike më të vizituara të vendit, në Lumin e Shalës (i njohur si “Tajlanda Shqiptare”).

Një qytetar ka denoncuar se pushuesve u kërkohet të paguajnë 10 mijë lekë të vjetra vetëm sepse qëndrojnë pa çadër në hapësirë publike, në hijen e pemëve në pyll.

“Përshëndetje! Te Lumi i Shalës u marrin lekë turistëve që rrinë pa çadër, në hijen e pemëve. 10 mijë lekë për 1 person duke ndenjur në pyll.”– thotë denoncuesi.

Sipas pushuesve ky veprim arbitrar pa asnjë bazë ligjore apo faturë tatimore dëmton rëndë imazhin e turizmit në këtë zonë. Ata ngrenë shqetësimin për mungesën e kontrollit nga institucionet përgjegjëse mbi informalitetin dhe gjobëvëniet ndaj pushuesve që zgjedhin natyrën.

About Redaksia

Check Also

Bushati: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për RAMS Albania me 1 euro dhe pa konkurrim, çështja do t’i referohet SPAK

Deklarata e Sekretares për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit në PD, Endira Bushati: …