Edvin, 10 gushti është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Nga Sali BERISHA

Edvin! Dje ishte 38 vjetori i varjes në litar në sheshin qendror të qytetit të Kukësit me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik, të poetit disident kolosit Havzi Nela. Por ti për të 38-ën herë heshte për këtë krim makabër të babit tënd biologjik.

Dje ishte një ditë që Edi Kristaq Xhelati mund të “varte” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregoje qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të denojë krimin mizor të të atit tij xhelat dhe të kërkojë ndjese publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës të poetit disident të pavdekshëm Havzi Nela. Por ti në vend të njerëzores ke zgjedhur çnjerzoren, në vend të ndjesës ke zgjedhur krimin përligjien dhe mbrojtjen e tij.

Ndaj dhe ke shpallur se ndihesh krenar me babain tend sepse ai sipas teje qëndroi në anën e historisë madje ke përdhosur edhe rrugë në qytete me emrin e babait tënd xhelat.

Shpirt katran komunizmi që ti konsideron anën e drejtë të historisë ishte ana me e zezë e historisë njerëzore, ishte sistemi nga i cili u ekzekutuan dhe vdiqën në mbarë botën mbi 200 milionë njerëz. Këto pak rrjeshta nuk i shkruaj për politikë sepse Edi Rama ka dëshmuar se ndjek rrugën e etërve mizor për një shqipëri pa opozitë me liderët e opizitës dhe kundërshtarët politik të arrestuar në burg dhe procese politike. Por këto rrjeshta i shkruaj si një apel per ngadhënjimin e njeriut mbi antinjeriun! #sb

P.s. Për rikujtesë po publikoj këtu më poshtë poezinë për të cilën diktatori Ramiz Alia dhe babai yt vrasës nuk i falën jetën, por firmosën varjen publike të martirit të fjalës së lirë, kolosit të poezisë shqipe poetit disident Havzi Nela.

-Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

About Redaksia

Check Also

Bushati: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për RAMS Albania me 1 euro dhe pa konkurrim, çështja do t’i referohet SPAK

Deklarata e Sekretares për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit në PD, Endira Bushati: …