Ukraina si problem i vogël, por edhe mik i dobishëm

Nga Genc POLLO*

Që të qartësojmë perspektivën:

1- Mosnjohja diplomatike e Kosovës nga ana e Ukrainës në terma të realpolitikës dhe interesit shtetëror kosovar është po aq e rëndësishme / e parëndësishme sa edhe mosnjohja e Kosovës nga Bjellorusia e Lukashenkos.

2- Me rëndësi dhe me pasoja për Kosovën është mosnjohja nga 5 shtete anëtare të Bashkimit Europian; përkatësisht 4 të NATOs. Kjo situatë është pengesa kryesore për integrimin europian / euroatlantik.

3- Pengesë për anëtarësimin e Kosovës në OKB është Rusia (aktualisht në luftë me Ukrainën) dhe Kina meqë të dy këto shtete janë anëtarë të përhershëm të Keshillit të Sigurimit të KB, pra me të drejtën e vetos. Ato Edhe kanë kërcënuar me veto nëse propozimi për Kosovën vjen në Këshill.

4- Deklarata e presidentit ukrainas në Beograd meriton të qortohet siç ndodhi  me bollëk dhe me arsye në Prishtinë e në Tiranë. Cilado të kenë qenë arsyet e Zelenskit qendrimi i tij tingëllon amoral e mosmirënjohës kundrejt përkrahjes politike unanime që ka gëzuar tek ne rezistenca e Ukrainës përball agresionit rus. Por kaq.

Ukraina mund të ketë po ato motive si Spanja, Rumania, Sllovakia e Qipro: frikën se mos pësojnë një secesion në territorin e tyre që rrezikon të legjitimitohet nga precedenti Kosovë. Me dallimin që thamë më lart: që mosnjohja ukrainase  bën më pak dëm se të tjerat.

Përveç kësaj vlen ende parimi se armiku i armikut tim është miku im. Rusia do të jetë armiqësore ndaj Kosovës (e jo vetëm ndaj asaj) në të ardhmen e afërt së pakti. Prandaj lipset që me durim e realizëm të quajmë shtetin ukrainas  një lloj miku të dobishëm.

*President i Paneuropa-Shqipëri

About Redaksia

Check Also

Propaganda e radhës

Nga Arlind BAJAJ Në një prej postimeve të tij të shumta në rrjetet sociale, krimministri …