Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se, sondazhet e fundit të brendshme të PS-së tregojnë një rënie katastrofike të mbështetjes për mazhorancën, duke pretenduar se partia ka zbritur në 29 për qind.
Berisha tha se edhe Edi Rama renditet nën nivelin e mbështetjes së PS-së, duke e cilësuar këtë si shenjë të alarmit dhe të përshpejtimit të shkërmoqjes së mazhorancës.
“Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon!
Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind.
Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.
Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit.
Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.
Gazeta RD