“Avokati” i Serbisë dhe Vuçiçit

Nga Tritan SHEHU

Ndërsa PE, BE në tëresi, institucionet amerikane, po shtojnë presionet mbi Serbinë për ta detyruar të aplikojë sanksionet ndaj Rusisë, Rama shtyn në drejtimin e kundërt. Në vend që ai dhe kjo Qeveri të jenë në “vijën e parë” për të detyruar Vuçiçin të largohet sa më shumë e shpejt nga Rusia……Rama kthehet në “rrufe pritëse” për Vuçiçin, kërkon të zbusë presionin mbi atë! Paradoksale kjo, krejt në kundërshtim me interesat e Shqipërisë, shqipëtarëve e Rajonit.

Krejt në kundërshtim dhe me atë që duhet realizuar, me detyrimet tona si vend i NATO-s, si një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së, qoftë dhe në planin më afat shkurtër, atë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, me Brukselin. E rrezikeshme kjo vartësi e fortë e Ramës nga Vuçiçi.

Vartësi kjo që vë në dyshim vullnetin e kësaj maxhorance ndaj procesit tonë të integrimit europian e rrugës sonë Përendimore. Rama e ka “fytyrën” të kthyer nga Lindja, drejtim që e bashkon ngushtë me Vuçiçin.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Helm, vjedhje, krim, shkatërrim, shpopullim! Çfarë presim më nga kjo qeveri?

Nga Alba KEPI Jemi kthyer në jashtëqitjen e botës. 16 tonë mbetje të rrezikshme për …

Leave a Reply