Miq me benefite/ Buxheti i shtetit 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e Ron Yeffet

Dy ditë më parë Thesari i Shtetit kaloi një pagesë 331.1 milionë lekë ose rreth 3.6 milionë euro në llogarinë e kompanisë Timak Defence.

Sipas përshkrimit të faturës, arsyeja e transaksionit ishte blerja e automjeteve teknike të transportit për llogari të Repartit Ushtarak 4001, një strukturë logjistike dhe furnizimi e Forcave të Armatosura, që operon nën varësinë e Komandës Mbështetëse.

Por kjo është vetëm pagesa e fundit e një serie agresive transaksionesh të nisur 10 muaj më parë. Nga ajo kohë e deri më sot, buxheti i shtetit ka kaluar më shumë se 31 milionë euro pagesa në llogarinë e kësaj kompanie për blerje sistemi antidron dhe automjete. Pra, qeveria shqiptare është duke i paguar Timak Defence 3.1 milionë euro çdo muaj.

Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj

Ky është një biznes më i madh se inceneratori i Tiranës, në terma financiare plot tre herë më i madh. Por ku shkojnë paratë?

Timak Defence u themelua si sot një vit më parë, saktësisht në 13 gusht 2025 si një bashkëortakëri mes shtetit dhe privatit. Qeveria shqiptare mban 20 për qind të aksioneve përmes shoqërisë publike Kayo, ndërsa 80 për qindëshi tjetër zotërohet nga kompania Timak.

Timak ka dy pronarë. Arjeta Puca zotëron 51 për qind të aksioneve, ndërsa 49 për qind mbahen nga izraeliti me nënshtetësi shqiptare Ron Yefet.

Rrjedhimisht struktura aksionare e Timak Defence është sa vijon; qeveria ka 20 për qind të aksioneve, Arjeta Puca ka 40.8 për qind dhe Yeffet mban 39.8 për qindëshin e mbetur.

Miliardat që dolën nga hiçi

Deri në verën e vitit të kaluar, Timak ishte një kompani mediokre, pa asnjë lidhje me biznesin e armëve dhe 100 për qind nën pronësinë e Arjeta Pucës. Por gjithçka ndryshoi në mesin e qershorit, kur zonjush Puca vendosi t’i shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë tek Ron Yeffet për 49 mijë lekë, ose pak më shumë se 500 euro me kursin e sotëm.

Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj
Shitja e Timak

Nuk dihet se kush ishte kumbari i kësaj “martese”, por duke parë atë që polli më vonë nuk është shumë vështirë të imagjinohet.

Pas hyrjes së Yeffet si aksioner në kompani, Timak u përzgjodh nga Kayo për të krijuar shoqërinë e përbashkët Timak Defence. Dhe miliardat filluan të rridhnin furishëm, nga xhepi i taksapaguesve tek llogaritë e kompanisë.

Në një farë mënyre ajo që ka ndodhur është e magjishme. Shoqëria nënë e Timak Defence, pra Timak vitin e kaluar realizoi vetëm 950 mijë euro xhiro totale. Por bija e saj Timak Defence po shkon në rendin e 40 milionë eurove në vit. Të gjitha të faturuara nga buxheti.

Me pak fjalë, Timak Defence është rasti klasik dhe më i pastër i crony kapitalizmit, ku qeveria cakton se kë do të bëjë të pasur.

Timak Defence ka monopolin e furnizimit të ushtrisë me mjete dhe dronë. Pra paratë që ajo thith nga buxheti i shtetit nuk vijnë për shkak të garave publike, por janë praktikisht privatizim i drejtëpërdrejtë i buxhetit.

Por ky është një rast që me gjasa nuk do të guxojë t’i afrohet askush. aSPAK.

Një mik për kokë

Aktualisht Ron Yeffet është i paditur në gjykatën e Miamit nga për mashtrim nga një ish tregtar energjie i quajtur Mark Faist.

Zoti Faist pretendon se Yeffet i ka marrë 8.6 milionë dollarë duke e mashtruar se paratë do të investoheshin në projekte pasurish të patundshme në Neë York dhe do të gjeneronin fitime të mëdha.

Por në padinë e Faist ka detaje shumë interesante, ku ai shpjegon se pse ra pre e mashtrimit që pretendon.

“Yeffet e ftoi zotin Faist dhe bashkëshorten e tij në një udhëtim në Paris në bordin e avionit të tij privat. Gjatë udhëtimit, grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe bashkëshortët Faist u prezantuan me disa nga kontaktet më mbresëlënëse të Yeffetit: Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Këto prezantime u përzgjodhën me kujdes për të përforcuar imazhin e Jafetit si një njeri me ndikim të jashtëzakonshëm global dhe influencë të madhe në biznes,” thuhet në padinë e paraqitur nga avokati i Faist.

Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj

Në padi ka dhe detaje të tjera se si zotërinjtë priteshin me eskorta në Shqipëri. Por zoti Yeffet nuk e ka mohuar për asnjë moment gjatë proçesit gjyqësor që vazhdon, njohjen e tij me kryeministrin e Shqipërisë.

Në fund të fundit, kush do ta mohonte një miqësi si kjo. 3.1 milionë euro në muaj./ kapitali.al

About Redaksia

Check Also

Ku është Saranda e “mirëmenaxhuar” për të cilën flet Gonxhja?!

Nga Ina ZHUPA Do donin edhe qytetarët e Sarandës ta shikonin këtë “mirëmenaxhim” dhe turistët …