Ushtarit të Ramës në Gjykatën e Lartë i ka mbaruar mandati/ E mbajnë aty për të liruar Veliajn

Belind Këlliçi

Personat që garantojnë drejtësinë për qytetarët shqiptarë, sigurisht dalja në këto aktivitete, jo vetëm për të dalë në krah të kryeministrit. Ajo foto ka një simbolikë shumë të fortë, njerëzit nuk e dinë. Sot është data 17 gusht. Jemi vetëm 60 ditë para datës së zgjedhjeve që duhet të mbahen në Gjykatën e Lartë. Dhe ligji e ka që 60 ditë para datës së zgjedhjeve, kryetari i gjykatës, në këtë rast Sokol Sadushi, ushtari i Edi Ramës të themi, që shpeshherë e kemi parë edhe me shall pionieri të kuq në qafë duke festuar në datat e rëndësishme të partisë komuniste, duhet të kishte shpallur sot vakancën për pozicionin e tij.

Por çfarë ka ndodhur? Duke qenë se Sokol Sadushi është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Lartë në datë 17 tetor të vitit 2023, mandatin e ka tre vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Ai sot do të duhej të kishte shpallur vakancën dhe nga dita e sotme duhet të kishte pushuar së qeni, normalisht, duhet të ishte honorifik, deri në datë 17 tetor si kryetar i Gjykatës së Lartë. Po pse e bën këtë? Ai del në krah të Edi Ramës për të dhënë një mesazh të qartë, që unë kam mbështetjen e kryeministrit dhe vijon të shtyjë me procedurë, vijon të shtyjë jetëgjatësinë e tij në atë funksion, sepse sot nuk ka qytetar të Republikës së Shqipërisë që nuk e di që Sokol Sadushi, me nismën e tij të pak muajve më parë, sot është kthyer në avokatin më të madh të zyrtarëve të korruptuar.

Njeriu që po bën betejën për të liruar Erion Veliajn nga burgu është Sokol Sadushi, dhe këtë e di çdo qytetar shqiptar. Këtë e dinë politikanët, këtë e dinë ambasadat. I ka informuar Partia Demokratike të gjithë aleatët, partnerët tanë në Shqipëri, edhe në Departamentin e Shtetit dhe kudo, për qëndrimet e Sokol Sadushit, për atë që Sokol Sadushi po bën për të lehtësuar zyrtarët e korruptuar dhe ata që fusin çdo ditë duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë, por asgjë, asgjë nuk ndodh.

About Krye Redaktor

Check Also

Protesta e 79-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet edhe këtë të hënë në …