Të majtët në revoltë kundër Ramës/ Goditet Kryetari i Keshillit Bashkiak, nuk miratohet shkrirja e Bashkisë së Maliqit

Këshilltarët e majtë kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, e cila ishte thirrur jashtë radhe me kërkesë të opozitës.

Mbledhja nisi rreth orës 10:00, por zgjati vetëm rreth 20 minuta. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak të Maliqit për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Situata u tensionua pasi grupi i këshilltarëve të majtë deklaroi se nuk do të merrte pjesë në vendimmarrje lidhur me propozimin që duhet t’i dërgohet Kuvendit.

Pas kësaj deklarate, kryetari i Këshillit Bashkiak njoftoi mbylljen e mbledhjes, vendim që shkaktoi reagime të forta nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët e pranishëm në sallë.

Sipas pamjeve nga mbledhja, këshilltarët e majtë u larguan nga salla brenda pak sekondash, ndërsa këshilltarët e opozitës vijuan diskutimet dhe deklaratat e tyre.

About Krye Redaktor

Check Also

82 ditë në protestë/ Revolta nuk ndalet deri në largimin e Ramës

Në protestën e 82-kundër qeverisë, qytetarët kanë mbajtur sërish fjalime para Kryeministrisë. Ata shprehen të …