Zjarri në Pukë, avionët e Ramës në Facebook

Nga Luçiano BOÇI

Puka digjet prej ditësh. Flakët kaluan nga Tërbuni në Gjegjan e Gojan, shkrumbuan pyje, dogjën mullirin e fshatit dhe detyruan familjet të evakuohen.
Terreni i pakalueshëm e bënte ndërhyrjen ajrore domosdoshmëri që në fillim.
Por avionët e Ramës, të prezantuar me bujë e propagandë si dëshmi e një shteti “më të fortë dhe më të përgatitur”, munguan pikërisht aty ku duheshin dhe as që shihen në horizont.
Ata fluturojnë vetëm në Facebook, jo mbi Pukë.
Mirënjohje për zjarrfikësit, ushtarakët dhe banorët që luftojnë me flakët.
Por guximi i tyre nuk mund të mbulojë dështimin e qeverisë.
Dërgimi i helikopterëve pasi zjarri mbërrin te shtëpitë, nuk është sukses. Është prova e një reagimi të vonuar.
E kur një vatër lihet të udhëtojë për ditë të tëra deri te banesat, katastrofa mban firmën e shtetit dhe vetë Ramës.
Rama premtoi avionët.
E ka bërë për vite me rradhë.
Puka mori flakë.
Pyjet u bënë hi, banorët u evakuuan dhe propaganda vazhdoi të fluturonte.
Në Shqipërinë e Ramës ka avionë vetëm për ekranin dhe justifikime deri në pështirosje për emergjencat.

Mund të jetë një imazh i zjarr dhe pemë

About Redaksia

Check Also

Parti sekti apo Parti Dinamike: sfida e ripërtëritjes së Partisë Demokratike

Nga Bujar Leskaj Ka momente në jetën e një partie politike kur problemi nuk është …