Shkelqim HYSAJ
Protesta që po vazhdon për 83 ditë rresht dhe nuk ka të ndalur deri në lergimin e kësaj qeverie, nuk është një shpërthim i çastit dhe as një betejë për interesa partiake. Është reagimi i qytetarëve ndaj një pushteti që po akuzohet për korrupsion, arrogancë, klientelizëm dhe mungesë llogaridhënieje.
Shqipëria po përballet me një model parti-shtet, ku pushteti politik ka shtrirë kontrollin mbi institucionet, administratën, drejtësin dhe të gjithë mekanizmat e shtetit.
Një qeveri qe ka vetem një qëllim të vjedh cdo gjë, vjedh votat për të mbajtur pushtetin, te përdor pushtetin per te vjedh buxhetin e shtetit, pronat private e shtetërore, me qëllim që të vjedhë votat prapë dhe kështu vazhdon.
Një vend ku krimi dhe policia janë një, ku vriten njerez të pafajshëm cdo ditë pa kursyer as turistët e huaj, ku droga shitet sheshit.
PD ka kohë që po ngre zërin fortë se vendi po rrëshqet gjithnjë e më shumë drejt autokracisë, duke dobësuar kontrollin dhe balancën ndërmjet pushteteve.
Ne një kohë që qytetarët janë në protestë për afro tre muaj, përgjigjja nga qeveria nuk është dialogu, por është heshtja, propaganda, arroganca, përbaltja dhe tentativa për përçarjen e protestuesve.
Partia Demokratike vazhdon të denoncojë, se po përdoren mënyra të ndryshme për të joshur, presionuar apo blerë individë me qëllim dobësimin e protestës.
Banda në pushtet duhet ta kuptojë një gjë:
Qytetarët nuk blihen. Dinjiteti nuk shitet. Demokracia nuk negociohet.
Sa më shumë të përpiqet pushteti ta përçajë protestën, aq më shumë do të bashkohen qytetarët.
Sa më shumë të përpiqet ta blejë heshtjen, aq më fort do të dëgjohet zëri i tyre.
Sa më shumë të sillet si parti-shtet, aq më e domosdoshme bëhet beteja për rikthimin e shtetit ligjor, institucioneve të pavarura dhe ndarjes reale të pushteteve.
Kjo është arsyeja pse protestohet.
Jo për pushtetin e një partie, por për të mos lejuar që shteti të kthehet në pronë të pushtetit.
Nga parti-shteti drejt demokracisë.
Nga arroganca drejt llogaridhënies.
Nga pushteti absolut drejt shtetit të së drejtës.
Zëri i qytetarëve nuk blihet dhe Shqipëria nuk është pronë e askujt!
Gazeta RD