Në protestën e 83-të kundër qeverisë Rama, aktivisti nga Milano akuzoi qeverinë për përkeqësimin e situatës ekonomike dhe sociale në vend.
Ai kritikoi rënien e prodhimit industrial, pagat dhe pensionet e ulëta, braktisjen e shkollave, mungesën e shërbimeve publike dhe pasigurinë në punë.
Ai solli si shembull edhe një rast në Vlorë, ku mungesa e shërbimeve dhe problematikat në institucionet shtetërore tregojnë vështirësitë me të cilat përballen qytetarët.
Emigranti u shpreh se protesta duhet të vijojë dhe se kërkesa kryesore e grupit është krijimi i një qeverie teknike.
Fjala e tij: Përshëndetje të gjithëve, jam një aktivist nga Milano… Kemi marrë pjesë çdo fundjavë e tutje në grupin e Milanos. Përshëndes diasporën, qëndrestarët, në veçanti Suelën.
Dy rreshta nga Eurostat: Prodhimi industrial në rënie nga viti 2021. Arsyeja kryesore e rënies së euros… e dimë të gjithë, i dimë të gjitha ato arsye. Siguria në vend, shkollat, rrugët, malet, qendrat e banimit… rrogat dhe pensionet.
Po vijnë njerëzit nga arsimtarët, rroga marramendëse! Shkollat që po braktisen përherë e më shumë, ku të shkojnë me këtë situatë?
Kërkimet në shkencë… duhet të na paraprijnë ne të rinjve në këtë vend. Nuk është atdhetarizëm të pish një makiato të ëmbël, atdhetarizëm është me qenë aktivist! Me vepru për vendin tonë kudo që jetojmë.
Një fakt që më ndodhi atje te Bashkia në Lezhë… dhe i thirra… sepse desha me marrë një dokument… Shkoj te zyra e komisariatit të policisë edhe më thotë: nuk është aty, thotë, sepse ka ikur për një punë në Laç me marrë dokumentet.
Si mund të mos jetë një njeri aty? Në orar të punës të mos ketë asnjë aty? Më jepni telefonin t’i telefonoj. Me kë të flasim? A ta dëgjojnë këtë apo ta dëgjojnë të tjerët, ku do të shkojmë? Shërbimi ndaj klientit. Edhe këtu prapë shërbimet nuk janë.
Një nga policët tha… po më thoshte të lëshoja vendin… Shiko, tha, unë kurrë s’kam qenë jashtë Shqipërisë, më kanë thënë ik, sepse ky vend nuk bëhet.
Shikoja policin e shtetit dhe i thashë: Po ju, pse s’keni ikur atëherë?
Atëherë vendosni: çfarë duhet të bëjmë ne? Të rrimë këtu apo të shkojmë jashtë shtetit? Gjithsesi, ne jemi shqiptarë! Si këtu, si në diasporë, shqiptarë jemi!
Atëherë, pikat që ka grupi duhet t’i respektojmë të gjithë, edhe pika kryesore është qeveri teknike! Edhe nuk na ndal kush nga kjo gjë. Qeveria teknike në radhë të parë! Nuk na përçan kush!
Burimet, kontratat e bëra me kompani… i dimë të gjithë çfarë kontratash janë bërë. Siguria në punë, sindikatat. Priten njerëzit, vriten në punë, kush do përgjigjet?
Duan të na shkurajojnë, duan të na presin shpresën! Akoma pa nisur mirë, duan të na presin shpresën. Shpresa jonë nuk vdes!
Nuk do të kemi sukses vetëm kur të arrijmë majat e suksesit. Nuk jemi të dorëzuar… Si shqiponja do të fluturojmë dhe nuk na ndal kush!
Na gënjejnë çdo ditë e më shumë, me shpresën e këtyre zorrëthattëve që i kanë këtu. Kush na financon? Kush na financon ne?!
Ne jemi të vetëfinancuar! Si atje, shkojmë me fondet tona në protestë, edhe në Milano, edhe këtu. Secili prej nesh me vullnetin e tij ka ardhur këtu.
Kam ndërprerë lejen për të ardhur. Ju falënderoj pamasë nga zemra, edhe rroftë Shqipëria e lirë!
Gazeta RD