Vasili: Protesta, zgjim shoqëror që tremb për vdekje Ramën!

Nga Pretrit VASILI

Shiheni këtë video ku hipokriti dhe mashtruesi më i madh, Rama, dikur në opozitë bënte demagogji, ndërsa sot bën dhunë, grabit dhe shtyp egërsisht.

Ndaj protesta që zgjat prej 83 ditësh është pa as më të voglin dyshim një reagim shembullor dhe unik, një zgjim kaq i madh shoqëror, në këtë pluralizmin shqiptar me kaq shumë hije dhe fare-fare pak dritë.

Kurajua, këmbëngulja dhe persistenca e protestës, pavarësisht rrethanave të pafavorshme të të gjitha llojeve, që nga tentativat për ta përçarë, presionet gjithfarësh e deri tek moti i nxehtë i padurueshëm, janë prova shumë të forta të një lëvizjeje që ka zgjuar sensibilitetin shoqëror thellë dhe në mënyrën më të vërtetë.

Përballë saj Rama dhe pushteti kanë mobilizuar një tufë komentatorësh të paguar apo të mikluar me lloj-lloj formash, të cilët bëjnë gjoja analiza mbi formën, përbërjen, cilësinë intelektuale dhe mesazhet e protestës.

Vërtet ndjen pështirosje se si supëngrenësit e Ramës bëhen si të shqetësuar se protesta nuk po shkoka ashtu si duhet, pjesëmarrësit qenkan ekstremistë politikë, se flamingot ishin të mirë, ndërsa këta protestuesit që janë tani janë të këqij.

Kërkojnë supëngrenësit dhe intelektualizmin më të lartë, sepse po mungoka zëri intelektual dhe kush e thonë këtë, pikërisht po këta që nxjerrin çdo lloj gomarllëku nga goja vetëm e vetëm për të mbrojtur një sharlatan si Edi Rama dhe për të justifikuar paratë që u jep ai.

E gjithë bota është entuziazmuar për shfaqjen e një ringjalljeje shembullore, ekzemplare të tillë, ndaj edhe kjo protestë ka kaluar dukshëm kufijtë e Shqipërisë.

Por, me sa duket, gjithë bota paska gabim dhe vetëm supëngrenësit e Ramës kanë të drejtë, qesharake shumë, apo jo.

Mijëra qytetarë që u ka ardhur në majë të hundës janë përditë në shesh, sepse ky pluralizëm, që vjen erë të ndyrë pazaresh politike të paprincipta, që i kanë varfëruar qytetarët dhe i kanë larguar nga vendi dhe u kanë vrarë çdo shpresë.

Analizat e supëngrenësve të Ramës vijnë po kaq erë të ndyrë sa narkoqeveria e tij, por ato provojnë njëherazi shumë qartë panikun dhe frikën përballë qytetarëve, që kanë vrarë frikën dhe kanë ringjallur krenarinë, që refuzon një pushtet të krimbur në korrupsion dhe drogë si ky i Edi Ramës.

Ndaj përbuzini këto lloj analizash të fëlliqura, gjoja të stërholluara, ngado që të vijnë, sepse janë thjesht gjellë nga i njëjti kazan, që e ktheu këtë vend në narkoshtet dhe simbol të hajdutërisë më të pacipë shtetërore që ka parë ky vend që nga 1912.

Për sa kohë ka protestë, ka reagim, ka revoltë, ka mospajtim me të keqen, ka ende shumë shpresë.

Kur reagimi vdes dhe kur pajtimi me të keqen bëhet mënyrë jetese, populli është pa asnjë shpresë dhe vetëm Rama dhe guakët e tij mediatikë do gëzojnë gjallimin e tyre në moçalin shoqëror.

Protesta është një gëzim i shqiptarëve që kanë zgjedhur të mos nënshtrohen përballë një satrapi të nivelit më mizabel si Edi Rama.

Të përulemi me respekt përballë çdo protestuesi, sepse të gjithë jemi në borxh përballë sakrificës së tyre të pashoqe.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kombinimi i formave të protestës është i domosdoshëm për rrëzimin e Edi Ramës!

Zef Berisha: Përshëndetje, z. Berisha! A mendoni se Rama rrëzohet vetëm me protesta? Sali Berisha: …