Protesta e 84, ripërsëriten kërkesat: Dorëheqje e Ramës dhe qeveri tranzitore!

Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në këtë qëndresë të pandërprerë prej 84 ditësh.

Në fokus mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore, jopartiake.
Njëri prej protestuesve tha se, pas largimit të Ramës duhet të krijohet një qeveri tranzitore që të garantojë një proces zgjedhor të pandikuar dhe të pamundësojë, siç shprehen ata, kapjen e zgjedhjeve dhe të strukturave shtetërore.

Në listën e kërkesave përfshihet edhe shfuqizimi i ndryshimeve elektorale të vitit 2008, si dhe i ligjit 21/24 për zonat e mbrojtura. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”.

Në mesazhin e tyre, protestuesit kanë bërë thirrje që bindjet personale të mos kthehen në burim përçarjeje brenda lëvizjes.

“Mos lejoni që bindjet personale të kthehen në burim përçarjeje”, është një nga thirrjet e përsëritura, ndërsa theksohet se qëllimi që i bashkon mbetet dorëheqja e Ramës dhe qeverisë së tij.

Pas 84 ditësh protestash, organizatorët shprehen se kërkesat mbeten të pandryshuara dhe se qëndresa do të vijojë me të njëjtin objektiv: largimin e qeverisë Rama dhe rrëzimin, sipas tyre, të një sistemi politik 36-vjeçar.

“Edhe sot dua të përsëris kërkesat që na bashkojnë në këtë rezistencë, një qëndresë që nuk është ndalur për 84 ditë me radhë.

Pas dorëheqjes së Edi Ramës, kërkojmë krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore, jopartiake, e cila të pamundësojë kapjen e zgjedhjeve dhe të strukturave shtetërore.

Kërkojmë gjithashtu shfuqizimin e ndryshimeve elektorale të vitit 2008, shfuqizimin e ligjit 21/24 për zonat e mbrojtura, të ligjit për investitorët strategjikë dhe të “Paketës së Maleve”.

Mos lejoni që bindjet personale të kthehen në burim përçarjeje, pasi kjo na largon nga qëllimi që na bashkon: dorëheqja e Ramës dhe qeverisë së tij, si dhe rrëzimi i një sistemi 36-vjeçar.

Për 84 ditë kemi qëndruar së bashku dhe qëllimi ynë mbetet i njëjtë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …