Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se, të dhënat mbi rrezikun e urisë janë kambanat më alarmuese, duke kërkuar gjithashtu subvencionimin e qirave për familjet në nevojë.
Berisha: Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik.
Të dhënat e fundit mbi kërcënimin e urisë janë kambanat më alarmuese, të cilët kërkojnë para së gjithash vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha ushqimet bazë.
Kërkojnë subvencionimin e qirave strategjike nga narko-eurot dhe narko-dollarët.
Kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i cili ka humbur çdo legjitimitet.
Nuk është legjitim për shkak të farsës elektorale.
Nuk është legjitim për shkak të mbrojtjes së korrupsionit dhe vjedhjeve që ka bërë.
Nuk është legjitim për shkak të instalimit të narko-shtetit në Shqipëri dhe diktaturës autoritare.
Nuk mund të ketë një fjalim të tij, në qoftë se, ose nuk fillon me hale, ose nuk mbyllet me hale. E ka të pamundur!
Ky ka ngelur në fazën e kompleksit anal.
Si mund ta shpjegoj ndryshe?
Sulmon me fjalë të tilla protestën, zërin e fuqishëm qytetar, të cilin po e dëgjon gjithë bota, por jo njeriu i paligjshëm.
Gazeta RD