Avokati i Agasit: Gysi nuk ka prekur financat publike, media e ka fryrë çështjen…

Avokati Maks Haxhia ka folur pas takimit me Ergys Agasin, i cili ndodhet në Bllokun e Sigurisë pas arrestimit në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Haxhia tha për mediat se mbrojtja është ende në pritje të dosjes hetimore, ndërsa theksoi se pa njohur provat dhe materialet e SPAK-ut nuk mund të ndërtojë pretendimet për seancën ku do të shqyrtohet masa e sigurisë.

“Ky është një takim i parë dhe përgatitemi për procesin që është në ditët e afërta lidhur me arrestin dhe kushtet e arrestimit. Ne duam dosjen. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet”, tha ai.

Sipas avokatit, Agasi mohon të ketë pasur rol në menaxhimin e financave publike apo në procedurat e tenderave.

“Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkese juridike, pasi nuk ka prekur financat publike dhe nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat”, u shpreh Haxhia.

Ai hodhi gjithashtu akuza ndaj mënyrës së raportimit të çështjes, duke deklaruar se sipas tij media e ka ekzagjeruar situatën.

About Redaksia

Check Also

E lëshoi Rama/ Agasin nuk e arrestoi SPAK-u, por lufta brenda Rilindjes!

Përtej faktit që ndaj Ergys Agasit, prej muajit dhjetor 2025, ishte vendosur një masë sigurimi …