Sistemi operativ i PD/ Berisha: Platforma do aktivizojë strukturën ekzistuese të partisë! Secili do matet për rezultatet

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar. Kryetari i PD, Sali Berisha foli për ngritjen e një sistemi operativ të këkuar edhe nga raporti i Institutit Republikan i cili të jetë funksional.

Berisha: Mungesa e disiplinës dhe llogaridhënies.

E gjykova të domosdoshme t’ua lexoj fjalë për fjalë ju dhe anëtarëve të Partisë Demokratike dhe mbështetësve tanë, sepse ne të njëjtin problem kemi.

Ndaj dhe ne jemi ata që duhet t’u japim përgjigje vendimtare këtyre çështjeve themelore që ngrihen, kësaj analize të shkëlqyer që i ka bërë njëri nga institutet me eksperiencë më të madhe në botë, që është Instituti Republikan.

Mungesa e një sistemi të strukturuar komunikimi është ngushtësisht e lidhur me mungesën e mekanizmave të qartë të disiplinës dhe llogaridhënies.

Edhe kur udhëzimet ekzistojnë nuk ka proces të qëndrueshëm për t’u siguruar që ato po ndiqen, nuk ka metoda të standardizuara për të siguruar përputhshmërinë, për të matur performancën ose për të adresuar devijimet. Kjo krijon një mjedis ku harmonizimi me linjën zyrtare bëhet opsional, anëtarët mund të zgjedhin të ndjekin udhëzimet, t’i ripërtërijnë, ose t’i injorojnë plotësisht pa pasur pasoja të qarta. Me kalimin e kohës kjo gërryen autoritetin e komunikimit qendror dhe zbeh aftësinë e partisë për të vepruar në mënyrë kompakte.

Në të njëjtën kohë mungesa e gjurmueshmërisë mbi aktivitetin individual dhe organizativ ul motivimin. Kontributet nuk regjistrohen ose nuk njihen në mënyrë sistematike dhe reagimet mbi performancën janë të kufizuara. Anëtarët veprojnë pa një kuptim të qartë se si puna e tyre përshtatet me strategjinë më të gjerë ose si vlerësohet ajo’.

Pra e shihni, gjithçka në fund të fundit shkon tek anëtari. Tek kaosi, disorientimi, çorientimi që krijojmë ne, me problematikat madhore të komunikimit.

‘Objektivi strategjik: Ngritja e një sistemi operativ’. Përgjigje: Instituti Republikan kërkon të ngrihet një sistem operativ.

‘Partia nuk ka nevojë për më shumë komunikim, ajo ka nevojë për një sistem që shndërron komunikimin në një funksion operativ’. Objektivi strategjik i këtij dokumenti politikash është ngritja e një platforme të centralizuar që shërben si sistem i brendshëm operativ i partisë’.

Pra, ne vërtet kemi problematikat tona, por këto problematika zgjidhen nëpërmjet një platforme.
Zgjidhen nëpërmjet një platforme, për të cilën, ç’është e vërteta, gjatë këtij muaji kemi punuar me një grup pune jo pak, që të arrijmë në përzgjedhjen e saj.

‘Ky sistem do të ofrojë strukturën përmes së cilës vendimet përkthehen në mesazhe, mesazhet në veprime të koordinuara dhe veprimet në rezultate të matshme’.

Tani edhe kjo shprehja këtu domethënë ‘rezultate të matshme’, kjo kërkon që secili nga ne të matet për rezultatin. Edhe kjo është gjëja më normale.

‘Platforma është projektuar për të aktivizuar strukturën ekzistuese të partisë, jo për ta zëvendësuar atë’.
Pra platforma nuk kërkon që ne organizimin që kemi ta shpërbëjmë, jo, ta bëjmë funksional. E thotë disa herë, në qoftë se e dëgjuat, ‘ekziston organizimi’.

‘Kjo platformë duhet të kuptohet si mekanizmi që integron strukturën e partisë në një sistem funksional. Ajo do të centralizojë komunikimin, do të standardizojë proceset dhe do të ofrojë gjurmimin e aktiviteteve në të gjithë organizatën’.

‘E aksesueshme nga kompjuteri, nga celulari, platforma do projektohet për përdorim të përditshëm dhe do të mbrohet nga një sistem i sigurt.

About Redaksia

Check Also

Nesër protestuesit para selisë së PS/ Rama do mbledhë qeverinë në Parti

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se do të mblidhen nesër  përpara selisë së PS-së në …