Protesta e 89/ Rama po shkatërron Shqipërinë! Studentët të dalin të kërkojnë të drejtat

Një qytetare në protestën e 89-të kundër qeverisë akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për korrupsion dhe për politika që po dëmtojnë qytetarët në favor të interesave private.

Ajo u bëri thirrje të rinjve dhe studentëve të dalin në protestë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, duke ngritur shqetësimin për kushtet e arsimit, çmimet e librave dhe pensionet e ulëta të prindërve.

Në fjalën e saj, qytetarja sulmoi drejtpërdrejt Ramën, duke e akuzuar se po përdor vendimmarrjen shtetërore në dëm të banorëve dhe në favor të projekteve private.

Fjala e saj: Dita ditës po i vjen fundi. Jemi Shqipëria e të gjithëve! Nuk e ulim kokën! Deri në fund do kërkojmë të drejtat tona. Gjithë ky popull që del këtu, nuk del kot, del se është i pakënaqur nga kjo qeveri e korruptuar. I bëj një lutje rinisë, studentëve kudo që të jenë, duhet të dalin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre dhe mos kenë frikë, të bëhen si ne që na shtypën. Të fillojnë nga shkolla, studentët, të gjithë këtu të dalin.

Për kushtet mizerabël që kanë, për librat, për të drejtat që u fshehin, për prindërit e tyre që i kanë me pensione të vogla fare. Ç’bëhet? Çfarë shprese jep ky? Çfarë po bën ky?

Ç’është kjo besa që mban ky? Besa është që ai s’ka besë. Besa që nuk ka besë. Pas besës, të dashur miq, nxori pasqyrën. Pasqyra është që të shihet Edi Rama në pasqyrë. Dhe ky Edi Rama i bën këto që të shkatërrojë popullin. I bëj thirrje të gjithë njerëzve që dalin këtu, janë të pakënaqur dhe të vijnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Poshtë sharlatanët!

Tani ky i pabesi që ka bërë platformën e besës. Të dashur miq, ky ka bërë një VKM në 2006 të internetit, edhe thotë do heq atë VKM. Jo të dashur shokë, ai e ka heq se ka qenë rregullimi i internetit dhe kur vjen puna nuk po bën asgjë. VKM-në e mbylli. I bëj thirrje Edi Ramës, të mbylli VKM 877 të vitit 2005. Sepse ky me këtë ka bërë që të bëjnë plan për hotelet, që të mbyllen dhe të heqi shtëpitë dhe të bëjë parkim për hotelet. Është diçka që njerëzit nuk e pranojnë.

Sepse ky po heq njerëzit nga shtëpitë për të bërë qejfin për privatët, për miqtë e vet. I bëj thirrje Edi Ramës, të heqë VKM-në se popullin e ka të gjithë në këmbë. Ju dua shumë, edhe sa më shumë… Rama ik! Balluku ik! Këta hiqen të gjithë nga qeveria, e shkatërruan Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

Nesër protestuesit para selisë së PS/ Rama do mbledhë qeverinë në Parti

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se do të mblidhen nesër  përpara selisë së PS-së në …