Nga Luçiano BOÇI
Siguria në shkolla është e domosdoshme, por mbikëqyrja e vazhdueshme e nxënësve me inteligjencë artificiale, sidomos brenda klasave dhe me “analizim sjelljeje”, është joproporcionale dhe juridikisht shumë e diskutueshme.
Këtu ka pesë probleme serioze të cilat nuk mund të tejkalohen as me prioritetin gjoja të sigurisë e as me dakortësinë e prindërve.
1. Ka kontradiktë zyrtare.
Më 17 dhe 22 korrik, zëvendësministrja e Arsimit dhe Lamallari deklaruan se kamerat nuk do të vendoseshin në klasa. Ndërsa tani konfirmojnë që do jetë dhe në klasa.
2.“Pikasja e sjelljes” mund të përbëjë profilizim të automatizuar të të miturve.
Nëse përdoret edhe njohja e fytyrës, kemi përpunim të të dhënave biometrike sensitive.
3.Ligji nr. 124/2024 kërkon që përpunimi nga Policia të jetë i parashikuar me ligj, i domosdoshëm dhe proporcional.
Për teknologji të reja me rrezik të lartë kërkohet paraprakisht vlerësimi i ndikimit mbi të dhënat personale dhe, sipas rastit, konsultimi me Komisionerin.
4.Udhëzimi i Komisionerit për videosurvejimin e quan CCTV-në “ndërhyrje serioze në jetën private” dhe e lejon vetëm kur qëllimi nuk arrihet me mjete më pak ndërhyrëse. Kërkon zona të përcaktuara, akses të kufizuar, informim dhe afat sa më të shkurtër ruajtjeje.
5.Pretendimi se një kamerë e zakonshme “zbulon sende metalike të fshehura në trup” është teknikisht i dyshimtë pa sensorë të posaçëm dhe pa testim të pavarur të gabimeve.
E pranueshme do të ishte mbikëqyrja e hyrjeve, oborrit, perimetrit dhe korridoreve, pa kamera në klasa, pa audio, pa njohje fytyre apo profilizim sjelljeje, me verifikim njerëzor, auditim të pavarur dhe protokolle publike.
Pezullimi i aktivizimit në klasa dhe i modulit të “analizës së sjelljes”, është i domosdoshëm derisa të publikohen harta e kamerave, baza ligjore, vlerësimi i ndikimit, mendimi i Komisionerit, saktësia e algoritmit, aksesi i kompanisë zbatuese, vendruajtja e të dhënave dhe afati i fshirjes.
Shkolla duhet të jetë e sigurt, por nuk mund të kthehet në komisariat digjital.
Nxënësi nuk mund të trajtohet si i dyshuar në bankën e vet.

![Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "20:52 qytetari Kronikë 'Smart City' në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi 'Qemal Stafa': Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, Te shumë siguri për nxënësit REPOST 'Smart City' në shkollat e Tiranës prej ReportT TV REPORT TV HD Watch on YouTube Ky vit shkollor Ae nis Te 14 shtator, do gjejë tẽ instaluara për herë par në institucionet arsimore, kamera inteligjente, ne zbatim projektit "Smart City" për rritjen sigurise [Sh] Redaksia .com 27 Gusht, 15:26 Përditesimi: 27 Gusht, 16:39 fShare Post © EASYPAY +580 AGJENTE PER T'JU NDIHMUAR"](https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/788106030_1631687328325787_5806719550274445859_n.jpg?stp=dst-jpg_tt6&cstp=mx943x2048&ctp=s943x2048&_nc_cat=101&ccb=1-7&_nc_sid=833d8c&_nc_ohc=GAEp8ZyHHxcQ7kNvwH5y-_A&_nc_oc=Ado5M5-Y8mh1tsuFQxeapGznL1XldOd3pma3A_Qmm4hv5bSEhpS3kCxmC4AffbvH2hs&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&_nc_gid=IaY-GUJCQ7kN_-cA0Tjelw&_nc_ss=7f2a8&oh=00_AQG50ciE8_tbAIh-wbZkW_nu0qSM5p6lRWkYQLbqIjBtSA&oe=6A973BE2)
Gazeta RD