Nisma e kongresistëve amerikanë/ Bajraktari: Mesazh i qartë për Serbinë, SHBA s’injorojnë rreshtimin…

Aktivisti dhe biznesmeni shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, ka reaguar pas projektligjit të propozuar nga dy kongresmenët amerikanë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, të cilët kërkojnë  sanksione dhe ndalime vizash ndaj zyrtarëve serbë që minojnë demokracinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bajraktari mbështet fuqishëm nismën e dy kongresistëve amerikanë, si një hap i domosdoshëm i Kongresit të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

‘Ky projektligj dërgon gjithashtu një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta injorojnë rreshtimin e Serbisë me Rusinë, Kinën, Iranin dhe armiq të tjerë të Shteteve të Bashkuara’, shkruan Bajraktari.

Statusi

E mbështes fuqishëm dhe e mirëpres projektligjin dypartiak ‘SRBIJA Act’ të prezantuar nga kongresmenët Joe Wilson dhe Bill Keating.

Ky është një hap i domosdoshëm i Kongresit të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

‘SRBIJA Act’ është projektligj i rëndësishëm sepse synon të mbajë përgjegjës ata që kërcënojnë proceset demokratike, nxisin korrupsionin, shkelin të drejtat e njeriut dhe kërcënojnë paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ky projektligj dërgon gjithashtu një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta injorojnë rreshtimin e Serbisë me Rusinë, Kinën, Iranin dhe armiq të tjerë të Shteteve të Bashkuara.

Për shumë kohë, Serbia dhe Presidenti Aleksandar Vucic kanë qenë burim i destabilitetit në rajon me politika agresive ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe fqinjëve të tjerë, si dhe me politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes nënpërfaqësimit, pasivizimit të adresave dhe mohimit të të drejtave të barabarta.

Në reagimin tim në X u bëra thirrje kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë që ta çojnë përpara këtë projektligj, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, demokracinë dhe prosperitetin e rajonit.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë amerikanët kudo që janë.

About Redaksia

Check Also

Protesta 90-të/ “Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim”! 

Në ditën e 90-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët mbanin në …