Rrëzim i Ramës/ Protestë kombëtare me 12 shtator

Protestuesit kanë njoftuar zhvillimin e një protestë të madhe të konsideruar si protestë kombëtare me 12 shtator. Ata kanë bërë thirje për pjesmarrje masive për rrëzimin e Ramës. Deri më 12 shtator priten zhvilime të forta politike dhe Rama nuk do ta ketë më të lehtë të shpëtojë.

Aktivisti dhe juristi Erion Murataj ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 12 shtatorit, duke kërkuar angazhimin e intelektualëve, të rinjve dhe studentëve.

Në një intervistë për News24, Murataj e cilësoi protestën si një moment të rëndësishëm qëndrese, duke vlerësuar edhe pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë 90 ditëve të protestave. Murataj theksoi rëndësinë e mbështetjes nga diaspora, por tha se pjesëmarrja e intelektualëve, studentëve dhe të rinjve është edhe më e rëndësishme.

About Krye Redaktor

Check Also

Oligarku i shëndetësisë/ 150 milionë euro në 6 vite vetëm nga hemodializa

Erges ESKIU Klodian Allajbeu, pronari i rrjeteve të Spitalit Amerikan dhe Hygeia, rezulton si përfituesi …