Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë dhe ngjitjes në fron të djalit të tij, Haakon VIII.
Në një postim në Facebook, Berisha i shpreh ngushëllimet Mbretit të ri për humbjen e të atit, ndërsa kujton edhe takimin me të gjatë vizitës së tij zyrtare në Norvegji në nëntor të vitit 2011.
Berisha thekson rëndësinë e investimeve norvegjeze në Shqipëri, duke përmendur kompanitë Equinor dhe Statkraft, ndërsa vlerëson Haakon VIII dhe i uron sukses në drejtimin e Norvegjisë.
Mbreti Harald V u nda nga jeta më 28 gusht, në moshën 89-vjeçare, ndërsa djali i tij mori emrin Haakon VIII si monarku i ri i vendit.
Postimi
Haakon i VIII, Mbreti i ri i Norvegjisë.
Të dashur miq,
Mbreti Harald i Norvegjisë, një personalitet i shquar dhe i respektuar si reformator e vizionar, u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare në një spital të Oslos. Po sot, në fronin mbretëror të këtij vendi u ngjit djali i tij, Princi i Kurorës Haakon, i cili do të mbretërojë si Mbreti Haakon VIII.
Norvegjia një superfuqi energjitike, është vendi me investimet më të mëdha energjetike në Shqipëri, përmes dy kompanive të saj gjigante: Equinor (ish-Statoil) në projektin TAP dhe Statkraft në Kaskadën e Devollit.
Gjatë një vizite time zyrtare në nëntor të vitit 2011, pata rastin të pritem në një audiencë të veçantë nga Lartësia e Tij, Princi i Kurorës Haakon, dhe të siguroja mbështetjen e tij për këto investime të mëdha norvegjeze në Shqipëri.
I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Mbretit Haakon VIII për ndarjen nga jeta të babait të tij, Madhërisë së Tij, Mbretit Harald, si dhe urimet më të mira e sukseset më të mëdha në udhëheqjen e kombit dhe të vendit të tij të madh. #sb
Gazeta RD