Zhupa e vendos këtë qëndrim përballë kërkesave të Bashkimit Europian për shfuqizimin e ligjit 21/2024. Sipas saj, qëndrimi i Jaupajt krijon një paradoks, pasi ligjin që ai e ka mbrojtur si të pajtueshëm me standardet dhe konventat europiane, BE-ja e ka kundërshtuar duke kërkuar shfuqizimin e tij.
Deputetja demokrate e ka lidhur këtë rast edhe me promovimin e Jaupajt në postin e ministrit të Mjedisit. Ajo e sheh emërimin si pjesë të një modeli qeverisës ku, sipas saj, besnikëria politike vlerësohet më shumë se qëndrimi ndaj parimeve dhe interesit publik.Në reagimin e saj, Zhupa rikthen në vëmendje edhe paraqitjen e Jaupajt në Gjykatën Kushtetuese më 23 qershor 2026, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave për ligjin 21/2024.
Ajo e quan këtë një rast që kërkon shpjegim, veçanërisht përballë partnerëve europianë, duke ngritur pyetjen se si do të justifikohet mbrojtja e ligjit nga përfaqësuesi i qeverisë, ndërsa nga ana tjetër BE kërkon shfuqizimin e tij.Zhupa e mbyll reagimin duke e paraqitur rastin si shembull të mënyrës se si, sipas saj, funksionon qeverisja aktuale, vendimet politike dhe besnikëria ndaj udhëheqjes marrin përparësi ndaj parimeve dhe interesit publik.
Gazeta RD