Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale tha se, Partia Demokratike po vazhdon ripërtëritjen e saj, kurse partia e krimit po shkon drejt shpërbërjes.
Berisha: Java që lamë pas është një javë që do shënohet në analet e kohës.
PD mblodhi Këshillin e saj Kombëtar kushtuar ripërtëritjes dhe rolit të anëtarit të kësaj partie në procesin e ripërtëritjes.
Domosdoshmërisë jetike të transformimit të saj si një forcë që ecën e sigurt drejt fitores, drejt pushtetit.
Me një ekspertizë të çmuar ndërkombëtare, pas një pune intensive të drejtuesve, specialistëve dhe ekspertëve tanë më të mirë, është arritur në krijimin e të gjithë instrumenteve të domosdoshme për transformimin e komunikimit, organizimit, modernizimit të kësaj partie.
Theksoj edhe njëherë, në epiqendër të së cilës duhet të qëndrojë anëtari, iniciativa dhe hapësira e tij.
Në kah të kundërt janë zhvillimet për partinë e krimit.
Kjo parti, siç konstatoni, kalon nga një vilë e kuqe në një vilë tjetër të kuqe qeveritare, për të faktuar këtu se, shteti dhe partia janë një.
Ikën dhe u shmanget qytetarëve, protestuesve, anëtarëve të saj.
Në panik dhe e pashpresë, de facto ajo po shpërbëhet.
Gazeta RD