Berisha: Dënoj si aktet më kriminale, breshëritë e trafikantëve kundër zjarrfikësve

Në fjalën e tij pak para nisje së së bashkë bisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se, dënon si aktet më kriminale, breshëritë e trafikantëve kundër zjarrfikësve.

Berisha: Ndërkohë, zjarre kanë shpërthyer në të katër anët e vendit dhe ato janë preokupimi më i pakët i padrinos dhe i narkoshtetit.

Por unë dua të përshëndes dhe të shpreh mirënjohje, për të gjithë ata heronj të zjarrfikësve, punonjës që përballen me flakët për shërbimin që i bëjnë vendit.

Sakrificën e tyre në kushtet më të vështira.

Dënoj si aktet më kriminale, breshëritë e trafikantëve kundër zjarrfikësve.

Në një seri zonash të zjarreve të vëna me qëllim, apo që ndodhen afër arave të kanabisit, rojet kriminale të plantacioneve të kanabisit pengojnë zjarrfikësit, qëllojnë në drejtim të tyre për të mbrojtur krimin monstruoz, për të mbrojtur drogën dhe parcelat e drogës.

Pra, këta njerëz veprojnë në kushtet e një narkoshteti që ka humbur çdo interes tjetër dhe merret vetëm me drogë.

About Redaksia

Check Also

Reforma territoriale/ Berisha: Do përpiqemi të bëjmë gjithçka për organizim referendumi

Spartak Dano: Përshëndetje Doktor. A do të bëhet pjesë e zgjedhjeve vendore Partia Demokratike në …