Berisha: Ulsi Manja bëri një deklaratë tipike si ultranacionalist serb për Kosovën

Igli Dorzaj: Ulsi Manja, njeriu që del në përgjimet e dosjes 184 duke iu referuar rastit Sheholli, akuzon Kosovën se nuk po bën shtet prej 17 vitesh. A është normale kjo deklaratë nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë në një kohë që në krye të SHISH është një grua që akuzohet në Kosovë për lidhjet me Serbinë?

Sali Berisha: Tani do më falni, po kjo është një deklaratë tipike që bëhet nga ultranacionalistët serbë në parlamentin e Beogradit.
Dhe e kam thënë, e theksoj përsëri, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale janë armiq të egër të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që ndodhen.
Nuk ka deklaratë më të papërgjegjshme, po seriali i deklaratave të papërgjegjshme të Edi Ramës kundër Kosovës nuk ka të ndalur.
Kosova në 17 vite ka bërë progres dhe është sot, në të gjithë treguesit, jo një, po disa herë më mirë se Shqipëria.
Kosova nuk është narkoshtet, por është shtet ligjor, i cili problematikat i zgjidh me mekanizma demokratikë dhe jo me drogë.
Kosova ka një zhvillim të harmonishëm, të admirueshëm në të gjitha aspektet.
Krahasoni pak fermerin shqiptar me fermerin shqiptar në Kosovë. Fermeri shqiptar në Kosovë blen naftën, ndonëse Kosova nuk nxjerr 1 litër naftë, po blen naftën 30-40% më lirë se fermeri në Shqipëri. Fermeri në Kosovë subvencionohet për sipërfaqen që mbjell, për prodhimet, 5 herë më shumë se fermeri shqiptar. Merrni rrogat e mjekëve në Kosovë. Qartësisht, më të larta se rrogat e mjekëve në Shqipëri.
Merrni rrogat e tjera, po shkoni pak bëni pazarin në Prizren apo në Gjakovë. Cili është çmimi i produkteve bazë ushqimore atje? Cili është çmimi? Pra, shumë më lirë sesa në Shqipëri.
Kosova nuk është, edhe njëherë, nuk është narkoshtet, por shtet ligjor dhe e ka faktuar këtë.
Dhe vërtet ka pasur zgjedhje të përsëritura, por ka pasur zgjedhje të pranuara nga të gjitha palët. Ka pasur zgjedhje të vlerësuara nga komuniteti ndërkombëtar.
Ndaj dhe e vetmja gjë që duhet të themi, zoti e ruajt Kosovën nga armiq si Edi Rama dhe Uluziu i tij… dhe çeta e uluzinjve të tij.

About Redaksia

Check Also

Reforma territoriale/ Berisha: Do përpiqemi të bëjmë gjithçka për organizim referendumi

Spartak Dano: Përshëndetje Doktor. A do të bëhet pjesë e zgjedhjeve vendore Partia Demokratike në …