Erlis Sina: Si mendoni se duhet të koordinohet opozita me protestën dhe kërkesat e protestuesve? Pra, çfarë mund të bëjë më shumë PD-ja dhe vetë protesta?
Sali Berisha: Erlis, të përshëndes dhe të falënderoj për pyetjen. Mendoj se protesta ka bërë dhe po bën një gjë të jashtëzakonshme në denoncimin, zgjimin, ndërkombëtarizimin e problemit të Shqipërisë.
Në tërësi, në qoftë se e ke vënë re, nuk i kam lejuar vetes të jap asnjë këshillë, por kam kërkuar dhe kërkoj demokratëve të marrin pjesë masivisht.
Ndaj dhe unë ju garantoj ju, z. Sina, se ne do bëjmë gjithçka për një pjesëmarrje sa më të madhe të demokratëve në këtë protestë me kusht të vetëm që ata të jenë aty si qytetarë, jo me simbole partiake, dhe në mbështetje të idealeve qytetare që po luftojnë prej 90 ditësh në rrugë dhe sheshet e Tiranës.
Pra, në këtë aspekt ne e konsiderojmë protestën si protestë e kauzave tona, të cilat prej kohësh kemi luftuar, dhe do bëjmë gjithçka, kemi në dorë për pjesëmarrje sa më masive të kontribuojmë në suksesin e saj.
Gazeta RD