Berisha: Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro, duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve

Dalila Myrta: Agasi orë 350 mijë euro, Balluku 300 apartamente, Ermal Beqiri kështjellë. Pyetja është, sa pasuri ka Edi Rama?

Sali Berisha: Do shtoja këtu në listën e këtyre, doli së fundi me nëntë shtëpi Mirela Kumbaro. Nëntë shtëpi me rrogë.
Pra, kurrë ndonjëherë ky komb nuk është vjedhur si në këtë periudhë. Kurrë.
Unë ju garantoj ju që me rrogë, asnjë zyrtar, përfshi presidentin apo kryeministrin, nuk mund të blejë një apartament, pa marrë kredi. Nuk e blen dot një apartament të ri.
Këta vijnë dhe bëhen me qindra apartamente.
Pra, sa janë të Edi Ramës? Pa asnjë dyshim janë miliarda, jo qindra milionë.
I nderuar zotëri, në vitin 2014, OSBE-ja rodhi një raport, u kujtohet besoj, në të cilin shkruhej se Edi Rama ka në kontot e tij offshore 200 milionë euro, që i kishte bërë si kryetar bashkie.
A mund ta imagjinoni tani ju, që ata jo janë dhjetëfishuar, po mund të jenë pesëdhjetëfishuar. Pasurinë e tij askush s’mund ta llogarisë.
Do t’ju jap një shembull tjetër. Nuk e di a i lexove ti përgjimet telefonike të Ermir Ndreut apo Cincos. Çfarë thoshte ai? Ky ishte njëri prej dhjetëra grupeve.
Çfarë thoshte ky? I thoshte atij në telefon: ‘Kemi 30 milionë euro që duhet t’u japim rrugë, duhet t’i investojmë, dhe këtu pjesë është dhe kryeministri.’
Kur ishte kjo? Në vitin 2021. Po nga viti 2021 e gjer sot, ky i ka dhënë me mijëra leje dhe është aksioner… As ato 300 apartamente të Lubisë, ato janë kafe krahasuar me apartamentet dhe me pronat e tij.
Pra, edhe asnjë njeri nuk mund të thotë se sa është pasuria e Edi Ramës. E vetmja gjë që mund të themi, dhe do jetë çështje madhore elektorale, krijimi qoftë edhe me referendum popullor, me votë, krijimi i një agjencie të gjithëfuqishme për të hetuar të gjitha pasuritë e krimit, të fshehura të qeveritarëve, zyrtarëve, narkotrafikantëve dhe narkobiznesmenëve të çdo gjëje të paligjshme.
Shqipëria e ka jetike këtë proces.
Ndaj dhe ne qëndrojmë të vendosur në krijimin e kësaj agjencie.

About Redaksia

Check Also

Reforma territoriale/ Berisha: Do përpiqemi të bëjmë gjithçka për organizim referendumi

Spartak Dano: Përshëndetje Doktor. A do të bëhet pjesë e zgjedhjeve vendore Partia Demokratike në …