Vizita në SHBA/ Berisha: Do marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas

Prishila Domi: Doktor, flitet se do të shkoni në Amerikë më 9 shtator. Sa e vërtetë është kjo dhe a keni ndonjë axhendë takimesh në Departamentin e Shtetit atje?

Sali Berisha: Tani, që të jem i hapur, unë ju kam qenë në fillim kur jam pyetur, kam deklaruar se do shkoj në ndonjë konferencë. Në këtë kuadër, Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit.
Dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, se është partia më e madhe me të gjitha ato, ka krijuar një delegacion me kryetarët e rreth 30 partive të këtij unioni për të marrë pjesë në konferencën në Teksas.
Por përveç kësaj ftese në përbërje të delegacionit, unë kam dhe një ftesë tjetër nga një institut amerikan që ka lidhje me këtë konferencë. Kështu që unë pres dokumentet dhe do marr pjesë. Përsa i përket takimeve, nuk kam fiksuar, por shpresoj që të fiksoj gjatë ditëve të ardhshme.

About Redaksia

Check Also

Pse shkrirja e Bashkisë Klos është një gabim teknik dhe kushtetues

Nga Ylli ASLLANI Të Hënën, Këshilli Bashkiak i Klosit ka përpara një sprovë historike. Si …