Ish-ministri Genc Pollo ka shprehur mendimin e tij përsa i përket deklaratës se qeveria Rama, tok me Vuçiçin e Serbisë, po saboton integrimin europian të Malit të Zi.
Ai shprehet se Vuçiç vazhdimisht është rrekur të pengojë Malin e Zi në udhën drejt BE dhe ka interesa të qarta për këtë, por Shqipëria nuk ka asnjë interes të dukshëm. Megjithatë, ai kujton se 7 vjet më parë Rama, Vuçiç (dhe Zaevi i Shkupit) u rreshtuan me nismën Minishengen/Ballkani i Hapur në dëm të interesit të Kosovës e Malit të Zi.
Reagimi
Qeveria Rama, tok me Vuçiçin e Serbisë, po saboton integrimin europian të Malit të Zi? Kështu aludon kryeministri malazez Milojko Spajiç e kështu thotë media në Podgoricë. MPJ e Ramës e mohon.
Që Vuçiçi vazhdimisht është rrekur të pengojë Malin e Zi në udhën drejt BE është e njohur dhe e konfirmuar. Vuçiçi ka interesa të qarta për këtë. Si Putini me Ukrainën deri diku. Por edhe si një model demokratik e reformator që sfidon modelin autoritaro-kleptokratik të Vuçiçit (dhe të Ramës)
Shqipëria nuk ka ndonjë interes të dukshëm po të lemë mënjanë modelin e sukseshëm demokratik e reformator pro europian. Por megjithatë 7 vjet më parë Rama, Vuçiç (dhe Zaevi i Shkupit) u rreshtuan me nismën Minishengen/BallkanHapur në dëm të interesit të Kosovës e Malit të Zi. Prishtina, Podgorica madje edhe Sarajeva e kundërshtuan këtë nismë si kundërproduktive. Më e dëmtuara nga Minishegen/Ballkan Hapur doli Kosova. Por edhe qeveria malazeze shprehu kritika e pakënaqsi.
A përsëritet historia?
Gazeta RD