Kreu i SPAK thirret në SHBA për të dytën herë brenda 4 muajsh

Kreu i SPAK, Klodian Braho, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prill të vitit 2026, i shoqëruar nga dy prokurorë të posaçëm (shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara.

Katër muaj pas vizitës së parë, Braho, sipas burimeve të medias, është thërritur sërish në Shtetet e Bashkuara. Vizita e tij për të dytën herë brenda 4 muajsh është një shenjë e mirë e interesit të Uashintonit për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, por një shenjë jo e mirë për kreun e SPAK.

Gazetari-zoti Berisha, kreu i SPAK, Klodian Braho është thirrur në SHBA. A mendoni se është thirrur për kartelet e drogës dhe pasivitetin e SPAK?

Sali Berisha: Nuk mund të them se pse është thirrur. Por ajo që  theksuat ju, është shumë e drejtë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Sekretari i Shtetit i Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, zyrtarë të tjerë dhe me akte të tjera zyrtare, kanë shprehur shqetësimin e madh të Shteteve të Bashkuara për veprimtarinë e organizatave kriminale dhe të karteleve të drogës. Lidhjet e tyre me pushtetin.

E vërteta është që me administratën e presidentit Trump, lufta kundër trafikut të drogës ka njohur dimensione shumë të rëndësishme.

Në këtë kontekst, unë përshëndes çdo lloj ndihme që mund t’i jepet këtij vendi, mbasi është sot narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Të dashur miq, asgjë s’ka shkatërruar këtë komb, pas murtajës së zezë, sa droga e Edi Ramës.

Më lejoni t’ju jap vetëm disa të dhëna të shkurtra. Dëgjoni çdo ditë të flitet për ekonomi. Me krenari. Po cilat janë të dhënat e Eurostat-it?

Eurostat thotë se nga viti 2021 gjer në vitin 2026 prodhimi industrial në Shqipëri ra më shumë se në çdo vend tjetër të Europës përveç, përveç Ukrainës që është në luftë. Dhe zonat më industriale i ka në zona lufte. Ka rënë 15.5%.

Pra, pikërisht paraja toksike që po shkatërron në Shqipëri euron dhe dollarin, ka bërë të falimentojnë mijëra sipërmarrje eksporti. Ka bërë të pavlerë pasuritë tona të pafundme natyrore. Sepse ato në qoftë se nxirren, nxirren duke paguar me lekë. Dhe tregtohen me euro ose me dollar.

Pra, po ka një sektor që është tre herë mbi mesataren e Bashkimit Europian dhe ky sektor është ndërtimi. Pra kush, kur ndonjëherë një rritje ekonomike e një vendi nuk është bërë më e pabarabartë se në Shqipëri.

Rritja ekonomike në Shqipëri është rritje që shkon e tëra për narkoqeveritarët, narkotrafikantët, narkobiznesmenët. Dhe përkundrazi, than xhepat e qytetarëve. Si i than thoni ju? I than me rritjen e çmimeve. Si i than thoni ju? I than me largimin, me shpunësimin masiv të shqiptarëve. Çmime stratosferike si në Shqipëri në ushqimet bazë dhe në ilaçe, nuk gjen kund. I than me shkatërrimin e shërbimeve.

Pra, në këtë, në këtë kuadër, ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe e vendeve partnere ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe të Shqipërisë në honet e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

About Krye Redaktor

Check Also

Tabaku: Fshitë 15 bashki me një të rënë të lapsit dhe doni një hartë elektorale! PS nuk do reformë!

Në Konferencën e Kryetarëve, Deputetja e PD, Jorida Tabaku kundërshtoi kërkesën e maxhorancës për ngritjen …