Si gënjyen publikisht Rama dhe ministrja Sala për trombektominë në QSUNT

Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, njoftuan se shërbimi i trombektomisë tashmë ofrohet në QSUNT.

“Nga sot, trombektomia në QSUT ofrohet si një shërbim i plotë për qytetarët. Për herë të parë, pacientët me insult ishemik do të mund të trajtohen në QSUT (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”) me trombektomi, aparatura moderne dhe një ekip të specializuar mjekësor,” publikoi kryeministri në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Por gazetari Osman Stafa ka denoncuar se ky është një mashtrim publik.

“Nuk e dija që do të arrinin deri në këtë pikë për një çështje që ndan jetën nga vdekja. Pas tre ditësh kam vërtetuar se pajisja është vendosur thjesht në dhomë, por nuk është në shërbim të pacientëve. Dhe ka qenë jo një, por disa pacientë. I fundit sot, i cili ka ardhur për të marrë shërbim, pasi ka dëgjuar lajmin e kryeministrit, por QSUNT e ka përcjellë tek privati pasi në QSUNT shërbimi nuk ofrohet,” denoncon gazetari.

Sipas Stafës, kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë kanë gënjyer në mënyrë të frikshme dhe nuk kanë frikë të tallen as me vdekjen as me pacientët që përballen më këtë problem serioz shëndetësor.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama përllogarit në favor të opozitës mashtrimet e puthadorëve të qeverisë si Ymer Çorapja apo Bolino

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama përllogarit në favor të opozitës të gjitha …