Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisa gjatë një konference shtypi ka denoncuar statistikat për kohën televizive të opozitës dhe qeverisë.
Berisha tha se, katër mediat antikombëtare i kanë kushtuar 69 përqind të kohës Ramës, PD-së vetëm 24 përqind.
Berisha: Tirania mediatike e narkoqeverisë ndaj opozitës vazhdon e pandërprerë.
Përllogaritjet për muajin korrik të katër medieve kombëtare, të quajtura kombëtare, në fakt qeveritare antikombëtare, se ato që nuk qëndrojnë kombëtare, ato janë qeveritare, pra janë antikombëtare, këto media qeveritare antikombëtare në akt padrejtësie absolute, censure të pashembullt, në muajin korrik kanë transmetuar për Edi Ramën dhe partinë e tij nga 20 orë e 5 minuta e 55 sekonda, 13 orë e 51 minuta e 32 sekonda apo 69% të totalit ia kanë kushtuar glorofikimit, mashtrimit, narkoshtetit që i furnizon dhe i ushqen ata me tituj investitorësh strategjikë.
I detyron të shkelmojnë çdo ligj, çdo rregull, çdo normë të medieve dhe të kalojnë në një akt të shëmtuar censure ndaj opozitës.
Pra, i kanë kushtuar 69% të informacioneve, komenteve dhe në tërësi të tyre, Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës dhe suitës me radhë.
I kanë kushtuar gjithsej 24.8% Partisë Demokratike.
Dhe i kanë kushtuar nga 20 orë, vetëm 1 orë e 15 minuta lajmeve nga protesta më e fuqishme qytetare nga vitet ’90 gjer sot.
E shikoni pra, se çfarë skllavërie mediatike ka vendosur Edi Rama mbi mediat e quajtura kombëtare, de facto antikombëtare, instrumente të narkoqeverisë dhe oligarkisë.
Gazeta RD