Berisha: Rama përllogarit në favor të opozitës mashtrimet e puthadorëve të qeverisë si Ymer Çorapja apo Bolino

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama përllogarit në favor të opozitës të gjitha mashtrimet e puthadorëve të qeverisë, si Ymer Çorapja apo Bolino. Në këtë mënyrë ai demaskon veten.

Berisha: Për të mbuluar këtë shproporcion të përmasave që tejkalon çdo diktaturë autokratike, Edi Rama përllogarit në favor të opozitës të gjitha lajmet, fake neës, komentet, editorialet e puthadorëve të tij në këto media dhe në mediat e tjera.

Pra, përdor një tregues që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me kapjen apo moskapjen e medieve, treguesi i përmendjes së emrit.

Natyrisht, në qoftë se hapni gazetën apo portalin e Ymer Çorapes, ju do të gjeni vetëm në një datë të paktën 1500 herë emrin e Sali Berishës apo të PD-së.

Po të shkosh tek Bolino, me portal dhe me gazetë dhe me televizion, aty shkon mesatarisht në ditë 2500-3000 lakimi i emrit tim dhe të PD.

Dhe këto, Edi Rama në mënyrën më qesharake, i paraqet si një proporcion i drejtë, qëndrim proporcional i medieve ndaj pozitës dhe opozitës.

Bën një dumdum, por ai në disa aspekte ka defekte shumë të mëdha edhe në realizim konceptesh.

Ai nuk kupton se me këtë demaskon veten e vet.

Tregon se është një copë injoranti që nuk ka turp nga asgjë.

Të përdorësh ti treguesin e përmendjes së emrit për tregues të proporcionalitetit të medieve, është një gjë mund ta bëjë vetëm ai, dhe një njeri normal nuk e bën kurrë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Vuçiç po përdor për qëllime elektorale kufomën e monstrës së Bosnjës, Ratko Mlladiç

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, përmes një statusi publik akuzon presidentin serb, …