Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së, ndërkohë Greqia vendosi të ulë koston e çmimeve deri në 30%!
Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se indiferenca e Ramës është çnjerëzore.
Berisha: Së dyti, dhe një problem themelor është problemi i çmimeve.
Kriza e thellë politike e vendit po shoqërohet nga një krizë e thellë ekonomike.
Qeveria e vendit fqinj, Greqia, ka vendosur të ulë me koston nga 5 përqind në 30 përqind të çmimeve të 1600 artikujve.
Çmimeve të ushqimeve bazë, çmimeve të të gjitha mjeteve shkollore për fëmijët, çmimeve me përdorim të gjerë nga konsumatorët në shtëpi.
Pra, Greqia, ndonëse qytetarët e saj kanë një rrogë mesatare katër herë më të madhe se qytetarët shqiptarë dhe çmime qartësisht më të ulëta se në Shqipëri, përsëri konsideron çmimet tejet munduese për qytetarët dhe bën një ndërhyrje shumë të rëndësishme për lehtësimin e qytetarëve të saj.
Ndërkohë, çmimet në Shqipëri, sipas statistikave më të fundit, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën këtë vit 5 herë më shumë se sa mesatarja e vendeve të BE.
Dhe qeveria ka zero reagim.
Çmimet pra janë rritur këtë vit krahasuar me rritjen mesataren të çmimeve të ushqimeve në BE, 5.2 herë më shumë.
Dhe qeveria ndërmerr zero veprime.
Këto të dhëna, së bashku me të dhënat e tjera, të cilat faktojnë se 30 përqind e shqiptarëve kërcënohen nga uria, janë kambanat e alarmit më të trishtë që bien në këtë vend.
Indiferenca e Edi Ramës, qeverisë së tij ndaj kësaj situate, tejkalon qëndrimet do të thosha më çnjerëzore.
Gazeta RD