Harari e ka denoncuar, nuk e ndihmon dot Edi Ramën!

Nga Belind KELLIÇI

Edi Rama u përpoq ta vendosë historianin e njohur në anën e tij, duke i shkëputur një citim lidhur me algoritmin e rrjeteve sociale. Sipas tij, Harari i paska dhënë të drejtë Kryeministrit lidhur me protestën dhe çfarë e shkaktoi atë.

Sigurisht, Edi Ramës dikush ja ka nisur këtë material. Ai as nuk e ka lexuar Hararin dhe në përgjithësi, dijet e tij janë të cekëta.

Historiani izraelit e ka denoncuar nja 100 herë Edi Ramën si sojin e autokratit dhe dhunuesit të demokracisë.

Harari thotë se një demokraci dështon kur bien mekanizmat e kontrollit dhe korrektimit. Siç ka ndodhur në Shqipëri këto 13 vite. Mos e korrekton apo e kontrollon pushtetin e Edi Ramës parlamenti apo gjyqësori? Mos ka media të mëdha kombëtare që ekspozojnë gabimet dhe aferat? Mos është vota e lirë që është garancia më e madhe, në këto 13 vite?

Asnjë nga këta elementë jetikë nuk ka funkisonuar me Edi Ramën. Janë zhbërë, janë zhdukur. Këto shqetësime ka ngritur mendimtari i shquar.

Harari thotë se demokracia është një bashkëbisedim mes të gjithëve, ku në fund merret një vendim.

Kur ka ndodhur kjo me Edi Ramën?!

Kryeministrit më të korruptuar në Europë do t’i vinte më shumë në ndihmë Mato Gruda i Dritëroit që thotë: Atë e di unë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Vuçiç po përdor për qëllime elektorale kufomën e monstrës së Bosnjës, Ratko Mlladiç

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, përmes një statusi publik akuzon presidentin serb, …