Nga Klodian TOMORRI
Veliaj ne burg. Gjykata e le ne burg, por pastaj thote qe eshte kryetar. Veliaj shkarkon ate qe i delegoi firmen dhe nuk i ha shuli hic te emeroje tjeter.
Pashai heq duart nga gjithe ky m*t dhe thote Veliaj eshte kryetari legjitim, s’ka pune qeveria.
Kjo eshte pengmarrje e nje qyteti te tere. Njesoj si ata qe merrnin peng njerezit tek AKSHI, por me nje ndryshim te madh.
Ata te AKSHI-t, 2-3 veta moren peng. Keta kane marre 1 milione njerez peng dhe nuk u kercet hic. Po hic fare.
Suppzoni nje moment qe Veliaj nuk e delegon firmen tek askush. Dhe keshtu ka per te ndodhur se ai me kete pune do i beje presion gjykates dhe SPAK-ut per te dale jashte.
Kush do t’i firmose rrogat, ndihmen ekonomike te hallexhinjve etj, etj? Por ja supozojme se do e gjejne nje zgjidhje per rrogat dhe asistencen.
Por qindra dokumentat e tjera qe duhen me firmen e kryetarit kush do t’i firmose?
Prandaj bota e ka zgjidhur kete pune. Sa merret i pandehur nje zyrtar, leshon letren e doreheqjes ne tavoline dhe shkon ne pune te vet.
Kurse keta djegin vendin per te shpetuar te ndenjurat e tyre. Ku e gjejne kaq guxim ta dhunojne kete milet keshtu?
Te forte jane!
Gazeta RD