Nga Luçiano BOÇI
Briken Calja, djali i Shtërmenit dhe krenaria e Elbasanit, i dha Shqipërisë medalje ari, medalje bronzi dhe katër rekorde në Lojërat Mesdhetare.
Por pas këtij triumfi doli në dritë një realitet i turpshëm. Federata Shqiptare e Peshëngritjes kishte vendosur të mos dërgonte trajnerin e tij. Vetëm ndërhyrja e Komitetit Olimpik bëri të mundur rikthimin e trajnerit në delegacion.
Një kampioni Bote dhe Europe nuk i hiqet trajneri në prag të garës!
Kjo nuk është një pakujdesi burokratike, por një goditje psikologjike dhe një akt papërgjegjshmërie ndaj një sportisti që ngre lart flamurin kombëtar.
Brikeni fitoi jo vetëm përballë kundërshtarëve, por edhe përballë pengesave që i ngritën ata që duhej ta mbështesnin.
Federata duhet të përgjigjet publikisht sepse
rimet hipokrite pas medaljes nuk e fshijnë poshtërimin para garës. Sportistët tanë nuk mund të vazhdojnë të fitojnë pavarësisht institucioneve, kur duhet të fitojnë falë mbështetjes së tyre.
Briken Calja fitoi medaljen.
Federata humbi fytyrën!

Gazeta RD