CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Një turp i paprecedentë!

Nga Blendi HIMÇI

Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Thesarit, ka bllokuar pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Një akt i pashembullt, një dhunim i hapur ndaj shtetit të së drejtës.

Kryeministri sillet si monark absolut. Nuk njeh ligj, nuk njeh gjykatë, nuk njeh kufij.

Me arrogancën e tij, ai shkel vendimet e gjykatës dhe i trajton magjistratët si armiq personalë.

Nga njëra anë propagandon “Besën” ndaj shqiptarëve, nga ana tjetër i mohon të drejtën më elementare: pagën e punës së tyre.

Ky nuk është shtet. Ky është uzurpim.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është hakmarrje politike.

Ky nuk është respekt ndaj qytetarëve. Është fasadë e konsumuar, një gënjeshtër e radhës e një kryeministri ordiner, të cilit prej 13 vitesh i ka dalë boja.

Të bllokosh pagat e magjistratëve është të bllokosh vetë drejtësinë.

Dhe kur drejtësia bllokohet, vendi nuk ka më shtet. Ka vetëm pushtet.

About Redaksia

Check Also

Apliko edhe ti!

Nga Lutfi DERVISHI “Dëmi im”, rubrika që rrezikon të mbingarkojë e-Albania! Qeveria hapi sot rubrikën …