Në nisje të protestës së radhës, aktivistja Luçiana Kokaj e vuri theksin te shoqërimi dhe arrestimi i 14 qytetarëve gjatë tubimit të një dite më parë.
Kokaj e cilësoi të padrejtë ndalimin e protestuesve, duke akuzuar policinë se po vepron ndaj qytetarëve që protestojnë, ndërsa sipas saj përgjegjësia duhet të kërkohet te zyrtarët e qeverisë.
Ajo tha se arrestimet nuk do të ndikojnë në vijimin e protestave, ndërsa personat e arrestuar i cilësoi si njerëz që po përballen me pasojat e qëndrimit të tyre në protestë.
“Motrat dhe vëllezërit tanë janë arrestuar, por kjo nuk na tremb. Përkundrazi, ata që u ndaluan janë sot heronjtë tanë”, u shpreh Kokaj.
Aktivistja deklaroi se protestuesit do të vazhdojnë qëndrimin në shesh dhe do të kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Sipas saj, protesta do të vijojë edhe në solidaritet me qytetarët e arrestuar, deri në përmbushjen e kërkesës së tyre politike për ndryshim të qeverisjes.
Gazeta RD