Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar për pjesëmarrjen e prokurorëve të SPAK në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga DEA në Paraguai, kushtuar luftës kundër trafikut të drogës.
Në reagimin e tij, Noka shkruar se DEA e trajton Shqipërinë në të njëjtën kategori me Ekuadorin dhe Kolumbinë për çështjen e drogës.
Reagimi
#DEA 🇺🇸 organizon konferencë për luftën kundër drogave. E trajton Shqipërinë si Ekuadorin dhe Kolumbinë 🌎
Prokurorët e #SPAK u takuan me kolegë nga SHBA, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, për koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe SHBA.
Gazeta RD