Mali i Zi u heq imunitetin me ligj ministrave/ Rama i mbon ministrat e korruptuar me imunitetin

Ndryshimi mes Shqiperise dhe Malit të Zi. Mali i Zi u heq imunitetin me ligj ministrave. Rama i mbon ministrat e koruptuar me imunitetin.

Parlamenti i Malit të Zi miratoi sot një propozim për ndryshimin e Kushtetutës së këtij vendi, i cili u heq imunitetin e anëtarëve të Qeverisë për vepra penale të lidhura me korrupsionin.

Kryeministri Milojko Spajić shkroi në rrjetin X se nga sot, anëtarët e qeverisë janë të barabartë me të gjithë qytetarët për sa i përket përgjegjësisë për krimet e korrupsionit.

“Me miratimin e Propozimit për Ndryshime në Kushtetutë, një post politik nuk mund të jetë më mbrojtje nga përgjegjësia penale”, – shkroi Spajić.

Ai tha se duke vepruar kështu, Mali i Zi po bën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi në të cilin askush, pavarësisht funksionit që mban, nuk është mbi ligjin, citon “Vijesti“.

“Është e thjeshtë: kushdo që e bën punën e vet me ndershmëri dhe përgjegjësi nuk ka arsye të ketë frikë nga përgjegjësia ose të mbrohet me pozicionin e tij”, – përfundoi Spajić

About Krye Redaktor

Check Also

6 deputetët nuk do të votonin as President nga LDK/ Deklarata e Vjosa Osmanit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të …