Sot në bankën e provës është Drejtësia!

Nga Luçiano BOÇI

Në një vend ku përgjegjësit e korrupsionit milionësh shëtisin të lirë, izolimi i qytetarëve që protestojnë është një mesazh i pastër terrori politik.

Rama kërkon t’i kërcënojë. Nëse nuk heshtin, burgosen!

Katërmbëdhjetë protestuesit mbahen pas hekurave, sepse ngritën zërin kundër pushtetit dhe e “zunë miun në çark.

Paraburgimi nuk mund të përdoret si dënim pa gjyq dhe drejtësia nuk mund të shndërrohet në repart ndëshkimor të qeverisë.

Paniku i Ramës dhe është i pamatë dhe ka kaluar në ekstrem.

Por protesta nuk burgoset. Zemërimi qytetar nuk shuhet as me dhunë, as gaz dhe as qeli. Përkundrazi, padrejtësia e ushqen dhe i bashkon e na bashkon më shumë.

Gjykata nuk do të ketë përpara vetëm dosjen e 14 protestuesve.

Ajo është para provës publike të mbrojë ligjin dhe lirinë, apo do të vulosë hakmarrjen politike të pushtetit?

Solidaritet i plotë me të arrestuarit dhe familjet e tyre!

Mbështetje pa kufi për protestën!

LIRIM TË MENJËHERSHËM PËR 14 PROTESTUESIT!
LIRIA E PROTESTËS NUK NEGOCIOHET!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "Nesër, në orën 10:00 do mbahet seanca në Gjykatën Penale (ngjitur me SPAK) për 14 protestuesit Ae po mbahen padrejtësisht nẽ burg. PE POLICIA Lironi: 1. 1.Dritan Goxhai 2. Junik Matoshi 3. Edison Lika Erlind Almeta 5.Sokol Bushi 6.Lulzim Gjini 7. Valtion Shameti 8.Florian Manarkolli 9.Desiderjo Alimucaj 10.Bora Mitrovica 11.Arvina Lleshi 12.YIi Brahaj 13.Arben Kola 14.Aumiraldi Dalliu. DHUNA JUAJ NA PERBA SHKON, NUK NA FRIKİSON! Nesër Te shumë! Ora 10:00, pranë Gjykatës Penale (pranë SPAK) Ora 19:00 sheshi "Skënderbej", marshojmedr drejt Kryeministrisë"

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Tirana pa ujë 24 orë, ndërsa sistemi lufton për të liruar Veliajn!

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, ka denoncuar kontrastin …