Thesari i Shtetit bllokon pagat për prokurorët e gjyqtarët, Rama bën “kurban” edhe administratën civile

Elton Qyno – Syri.net

Konflikti i lindur mes gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me rritjen e rrogës mujore, ka çuar në futjen në kolaps ekonomik të gjithë administratën e prokurorive dhe gjykatave të shkallës së parë.

Me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Thesari i Shtetit, ka bllokuar pagat mujore të muajit Gusht 2026, për prokurorë e gjyqtarë, që kanë kërkuar rritjen e pagës, sipas referencave të vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe miratuar më pas me vendim të posaçëm nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por në fakt situata konfliktuale për çështjen e pagave është mes qeverisë dhe magjistratëve dhe jo me burimet e tjera njerëzore që shërbejnë në gjykata dhe prokurori, të cilët nuk përfitojnë asnjë rritje pagese apo shpërblim financiar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese apo dy vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së.

Kur kanë kaluar 4 ditë nga dalja e muajit Gusht sekretare gjyqësore, specialistë IT, kancelarë, arshivistë, kryesekretarë dhe shumë burime të tjera njerëzore që shërbejnë pranë gjykatave dhe prokurorëve të rretheve përfshirë dhe Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Administrativen, nuk kanë marrë ende rrogën mujore.

Pra në thelb konflikti financiar është mes magjistratëve dhe Ramës. Ndërsa ky i fundit ka zgjedhur të bëjë “kurban” të gjithë administratën civile, e cila nuk ka asnjë lidhje me vendimet e KLP dhe KLGJ dhe sigurisht nuk përfitojnë financiarisht nga këto vendime.

Qeveria Rama trajton njëson gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e administratës që kanë status të ndryshëm pune dhe status të ndryshëm financiar nga njëri-tjetri.

Vendimi për bllokimin e rrogave nga thesari, ka qenë përgjithësues dhe jo selektues vetëm për subjektet që përfitojnë financiarisht nga KLP dhe KLGJ që janë gjyqtarë dhe prokurorë. Ndaj nga i gjithë ky konflikt të vetmit që kanë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike janë njerëzit që punojnë në administratën publike.

Qeveria ka kërkuar nga sekretariatet e përgjithshme të prokurorive dhe gjyqësorit, që të sjellin referencat e vjetra tëp agave mujore dhe jo referencat e reja që kanë vendosur në muajin Gusht 2026, KLGJ dhe KLP-ja.

Sipas qeverisë me referencat e reja për pagat të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritet fondi i pagave me 28 miliard lekë të vjetra, fond të cilin Ministria e Financave nuk e ka në dispozicion.

Ndërsa vetë gjyqtarë e prokurorë kanë qënë të ndarë me paraqitjen e referencave tëp agave për muajin Gusht 2026. Kjo pasi prokuroria e posaçme SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe Shkolla e Magjistraturës, kanë çuar në thesar referencat e vjetra të pagës mujore Gusht 2026.

Pra dhe vetë gjykata Kushtetuese që ka nxjerrë vendimin për rritjen e pagave të magjistratëve nga 31 Korriku e në vijim, rezulton se në muajin Gusht 2026 ka çuar për pagesa rrogash referencat e vjetra.

Por kjo me kushtin që Ministria e Financave të çelë fond financiar për të paguar në muajin Tetor, dy muaj njëherësh Gusht-Shtator, rritjen e pagës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa sipas vendimit të KLGJ dhe KLP prokuroritë dhe gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e shkallës së dytë, përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, për muajin Gusht 2026 kanë çuar referencat e reja të rritjes së pagës dhe kjo vendimmarrje ka çuar në bllokimin e pagave nga Thesari i Shtetit.

Tashmë nuk dihet se si do zgjidhet ky konflikt, ku gjyqtarë e prokurorë kërkojnë rritjen e pagës ndërsa kryeministria Rama shprehet se nuk ka financa për sistemin më të dështuar të Reformës në Drejtësi, siç është Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por ajo që po bëhet “kurban” nga kjo përplasja është administrate civile që shërben në gjykata dhe prokurori.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Udhëtimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm! Ka disa ngjashmëri me udhëtimin tim të parë në SHBA

Pyetje: Zoti Berisha, pyetja e parë. Keni udhëtuar shpesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, …